Lajme

Kërcënohen policët e rinj serbë të Kosovës, reagon shefi i EULEX-it

Autori: Gazeta inFokus 23:05 | 25 July 2023

74 policët e rinj, prej tyre 45 serbë që diplomuan ditë më parë, e kanë nisur punën të hënën.

Ata do të shërbejnë në katër komunat veriore, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.

Por, ndaj tyre tashmë kanë nisur edhe kërcënimet në gjuhën serbe.

-Advertisement-

Rrjetet sociale serbe kanë publikuar fotografitë dhe emrat e pesë pjesëtarëve të rinj serbë që sapo kanë filluar detyrën në Policinë e Kosovës. Publikimi është bërë nga kanali serb në platformën ruse Telegram, “t.me/BunkerSrb”.

“Lista e serbëve nga veriu i Kosovës që sot kanë filluar punën në të ashtuquajturën Polici të Kosovës”, thotë postimi.

Ndërkaq, shefi i ri i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, është shprehur i shqetësuar në lidhje me këto kërcënime.

“Jam shumë i shqetësuar për raportimet e mediave në lidhje me mesazhet kërcënuese kundër policëve të Policisë së Kosovës nga komunitetet jo-shumicë që sapo kanë nisur punën”.

“Çdo lloj frikësimi është i papranueshëm dhe theksoj rëndësinë që Policia e Kosovës reflekton dhe përfaqëson tërë popullatën e Kosovës”, theksoi Barbano në një postim në Twitter.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera