Lajme

Borxh 1.900 euro, qytetari e kishte fshehur ujëmatësin në një pusetë që e kishte mbuluar me kubëza betoni

Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 19 July 2023

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” në një postim në Facebook ka bërë të ditur se një qytetar në lagjen “Tophane” me një borxh të madh është munduar të fsheh pusetën me kubëza betoni, aty ku dhe kishte vendosur matësin e ujit.

Në njoftim e bërë thuhet se konsumatori kishte menduar se nuk mund ta gjenin për të lexuar ujëmatësin, ndërsa kanë theksuar se nuk do të ndalen me shkyqje nga shërbimet e ujit për ata që nuk paguajnë.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Ky konsumatorë në lagjen” Tophane ” në Prishtinë me borxh mbi 1900 euro për ujë, përveç borxhli i madh, kishte fshehur pusetën ku e kishte vendosur ujëmatësin duke e mbuluar tërësisht me kubëza betoni, në mënyrë që mos të na lejonte qasje në lexim të ujëmatësit dhe me mendjen që nuk do e gjenim!🙂.
Nuk na zmbrapsin konsumatorët e tillë!

Nuk ndalemi me shkyçje nga shërbimet e ujit, për konsumatorët me borxhe të mëdha dhe ata që kanë kyçje ilegale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera