Lajme

Szunyog dënon dhunën që ndodhi në Parlamentin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 18:04 | 13 July 2023

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog e ka dënuar dhunën që ngjau sot në Parlamentin e Kosovës midis qeverisë dhe opozitës.

Ai i quajti zhgënjyese këto skena dhe tha se në parlament nuk ka vend për sulme fizike, por duhet të mbizotërojë diskursi dhe shkëmbimi i ideve.

“Skena zhgënjyese të dhunës u panë sot në Parlament”, ka shkruar Szunyogu në Twitter.

-Advertisement-

“Parlamenti nuk është vend për sulme fizike, por vend për të diskutuar propozime dhe politika në mënyrë demokratike. Diskursi dhe shkëmbimi i ideve janë themele bazë të demokracisë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera