Ismaili: Kurti dhe Kusari-Lila bashkëpunuan me Radojiçiq, zgjedhjet – rruga e vetme për të dalë nga kjo krizë
Autori: Gazeta inFokus
10:38 | 13 Korrik 2023
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, zbardhjen e bisedës mes Kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, dhe Shefit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Slavko Simiq, ku ajo fyen Ismailin dhe akterë tjerë të PDK-së, e ka cilësuar si skandalin më të madh politik të pushtetit.
Ismaili në një konferencë për media tha se këto incizime dëshmojnë bashkëpunimin e fshehtë të i Lëvizjes Vetëvendosje me Listën Serbe, transmeton klankosova.tv.
”Dëshmohet qe ky pushtet ka komunikuar dhe është koordinuar me një njeri të kërkuar nga Policia e Kosovës dhe i ndodhur ne listën e zezë të SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe, Milan Radojçiq. Dëshmohet bashkëpunimi i fshehtë i Lëvizjes Vetëvendosje me Listën Serbe, ndërkohë që Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se s’kanë as koalicion e as bashkëpunim. Dëshmohet edhe një herë mendësia e këtij pushteti, që kurdo në çfarëdo rasti përqesh dhe denigron veprën e UÇK-së, por kësaj here para përfaqësuesit të Milan Radojçiqit, duke u ankuar për veteranët dhe kërkesat e tyre. Ky është skandali më i madh politik i këtij pushteti. Ky bashkëpunim rreth çështjeve me rëndësi – siç është energjia në veri, zgjedhja e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, votimi kundër tërheqjes së parave të Trustit, të gjitha janë ose në koordinim me Milan Radojçiqin, ose me bekimin e tij”, theksoi Ismaili.
Ismaili kërkoi që kryeministri Albin Kurti dhe Mimoza Kusari-Lila të japin llogari para qytetarëve dhe para drejtësisë për këto deklarata.
”Bashkëpunimi me një parti që përfaqeson qytetarët serbë në Kuvendin e Kosovës, në vete nuk është problem. Por, duke e mbajtur të fshehtë këtë bashkëpunim, e duke i gënjyer qytetarët se asnjëherë nuk kanë pasur bashkëpunim me ta, është një tjeter hipokrizi e pushtetit aktual. Kryeministri Kurti dhe Mimoza Kusari-Lila kanë obligim që të japin llogari për tërë këtë situatë. Tendenca për ta normalizuar koordinimin dhe komunikimin me Milan Radojçiq veçse e thellon dhe e bën bashkëpjesëmarrëse tërë Qeverinë në këtë skandal. Milan Radojçiq është një person i kërkuar nga Policia e Kosovës, si për Mimoza Kusarin, edhe për Albin Kurtin, dhe nuk mund ta trajtojmë këtë bashkëpunim si diçka të zakonshme e normale. Propaganda e shfajësimi nuk janë e vërteta. E vërteta është se biseda me Radojçiqin ka ndodhur, është pranuar nga Mimoza Kusari-Lila, dhe çdo gjë perpos llogaridhënies para qytetarëve dhe drejtësisë është tentim për të vazhduar fshehjen e së vërtetës”, tha ai.
PDK e konisderon të pamoralshme dhe të pafalshme njollosjen e veterenaëve të UÇK-së nga Mimoza Kusari-Lila përballë përfaqësuesve të Listës Serbe.
”Ushtria Çlirimtare e Kosoves është historia e lavdishme e kombit tonë dhe secili ushtar e ushtare meriton vlerësim të perjetshem nga gjithë ne. Rrëfimi i saj para përfaqesuesit të Milan Radojçiqit për gjendjen dhe situatën me veteranët e UÇK-së, është i pafalshëm dhe denigrues për secilin qytetar”.
Ismaili ripërsëriti kërkesën e PDK-së për zgjedhje të parakohshme, si e vetmja mundësi për të dalë nga kriza dhe stagnimi, që ka prodhuar Qeveria Kurti.
”Ky skandal nuk është problemi i vetëm i këtij pushteti. Stagnimi në ekonomi, shëndetësi, arsim, çmimet e larta dhe migrimi i vazhdueshëm, e izolimi i Kosovës, janë dështime të vazhdueshme të kësaj Qeverie. Dalja nga kjo krize dhe ky stagnim – prodhuar nga kjo Qeveri – ka vetëm një rrugë: zgjedhjet, duke i dhënë mundësinë qytetarëve që me vote ta ndryshojnë për të mirë jetën në Kosovë”, tha ai.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...


































