Kjo është zyrtarja e MPB-së përkrahëse e partisë në pushtet, që u arrestua të hënën nga krimet ekonomike
Autori: Hateme Smajli
12:42 | 05 Korrik 2023
Nora Shabani, është njëra nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Departamentin e Prokurimit e cila u ndalua të hënën nga krimet ekonomike të policisë së Kosovës nën dyshimin se gjatë procedurave të tenderimit kanë marrë ryshfet nga kompania e kontraktuar.
Gazeta Infokus mëson nga burime të saj se zyrtarja e cila nga policia u publikua me inicialet N.Sh është Nora Shabani e cila është e afërt me partinë në pushtet mbështetjen për të cilën nuk heziton ta proklamojë edhe në rrjetet e saj sociale.
Të hënën përveç zyrtares Shabani nga krimet ekonomike u ndaluan edhe 4 zyrtarë të tjerë. Zyrtarë e MPB-së me inicialet A.S., B.B., N.S., G.H, me vendim të prokurorit u dërguan në mbajtje për 48 orë ndërsa Nora Shabani u lirua në procedurë të rregullt.
Zyrtarja e dyshuar për marrje të ryshfetit e cila po hetohet në liri, vazhdimisht në llogarinë e saj në facebook shpërndan publikime të Lëvizjes Vetëvendosje e përkrahje më të theksuar duket të ketë për ministren e ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Mirëpo përkrahja e saj nga rrjetet sociale nuk mungon edhe për ministra të tjerë të kësaj qeverisë e duke mos lënë anash këtu edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

=

Kujtojmë se arrestimin e këtyre zyrtarëve e konfirmoi edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Në njoftimin e tij Sveçla përmendi që janë ndalur nga policia 4 zyrtarë, duke mos përmendur edhe Nora Shabanin e cila u lirua në procedurë të rregullt.
“Krimet ekonomike të Policisë së Kosovës kanë zhvilluar sot aksion në Ministrinë e Punëve Brendshme, saktësisht në Departamentin e Prokurimit. Me këtë rast, janë arrestuar tre zyrtarë të Ministrisë si dhe pronari së bashku me një punëtor të një kompanie ndërtimi, katër prej të cilëve sipas njoftimit zyrtar të Policisë janë ndaluar për 48 orë. Tashmë e kemi dëshmuar por ritheksoj se askush nuk do të jetë mbi ligjin. Kushdo që ka vepruar në çfarëdo forme në kundërshtim me ligjin, do të ballafaqohet me drejtësinë”, kishte shkruar Sveçla pas aksionit të policisë në ministrinë e udhëhequr nga ai.
Ndërsa në njoftimin e policisë së Kosovës thuhet se N.Sh po ashtu e dyshuar për marrje ryshfeti është liruar në procedurë të rregullt.
“Për të dyshuarit me iniciale (A.S., B.B. dhe N.SH.) ekziston dyshimi i bazuar se në cilësi të personave zyrtar duke vepruar në bashkëpunim gjatë realizimit të disa procedurave tenderuese dhe realizimit të projekteve në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) kanë marrë ryshfet nga operatori ekonomik i kontraktuar për kryerjen e projekteve. Pas intervistimit të dyshuarit A.S., B.B., N.S., G.H. me vendim të Prokurorit të Shtetit nga PTH-Prishtinë ndalohen për 48 orë, ndërsa e dyshuara N.SH. lirohet në procedurë të rregullt”, deklaruan nga Policia e Kosovës në njoftimin zyrtar./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...

































