Masat ndaj Kosovës, Haradinaj: Detyruan Kurtin të lëvizë, ndërkombëtarët kanë humbur besimin
Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 29 June 2023
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka folur në lidhje me masat ndëshkuese për Kosovën dhe lëvizjen e fundit të Kurtit, me disa pika për zgjidhjen e situatës.
Haradinaj tha se masat ndëshkuese janë fillestare dhe bëhet fjalë për rreth 70 milionë euro që lidhen me investimet në infrastrukturë dhe disa programe të tjera të vendit.
Ai shtoi se pas këtyre masave, kryeministri Kurti ka lëvizur me prezantimin e disa pikave, të cilat sipas janë të ngjashme ata që ka kërkuar BE dhe mund të çojë në një zgjidhje.
“Bëhet fjalë për një masë fillestare rreth 70 milion euro, që ndërlidhet me infrastrukturën dhe me programe te ndryshme në Kosovë. Në momentet e fundit ka pasur lëvizje nga kryeministri Albin Kurti, ku doli me një propozim konkret me 4 pikë. Në ato pika ai bën një ofertë serioze se si dilet nga kjo situatë. Pikat janë të përafërta me ato të BE”, tha Haradinaj në emisionin “Ballkan Update”.
“Jam i shqetësuar për faktin se BE si një aleat i Kosovës, mos 23 vitesh detyrohen ta sanksionojnë Kosovën dhe t’i japin të drejtë Serbisë. Nuk duhet të ndëshkohen qytetarët dhe republika edhe për shkak të kryeministrit tonë. Kjo është jashtë normales, kur në kemi pritur të jemi pjesë e BE dhe partnerë besnikë. Shpresoj që kjo të mos zgjasë, por të gjendet një zgjidhje sa më shpejt”, tha Haradinaj.
Haradinaj u shpreh se kërkesa e para e BE ka qenë tërheqja e policisë, më pas largimi i kryetarëve nga komunat dhe në fund zgjedhjet e reja.
Ai theksoi se qytetarët kosovarë i kanë bojkotuar institucionet në veri dhe nëse Kosova heq policinë, atëherë ajo zonë bie në duart e organizatave terroriste, duke u dakordësuar në një farë mënyre me Kurtit, me ndasinë e vetme që veprimet duhet të ishin të koordinuara me BE dhe SHBA.
“Që në fillim kërkesat e BE, kanë qenë tërheqja e policisë, më pas largimi i kryetarëve nga godinat dhe e fundit zgjedhje të reja dhe demokratike.
Të jemi të qartë, qytetarët kosovarë i kanë bojkotuar institucionet e Kosovës në atë zonë dhe nëse i tërheqim këto trupa ne e kthejmë atë zonë në dorë të organizatave terroriste.
Jemi në një situatë krizë, por presioni ndaj Kurtit ka bërë që ai të reflektojë dhe të bëjë një lloj negociate.
Përplasjet me BE dhe SHBA, jo që nuk i bëjnë mirë Kosovës, por po na kthen shumë mbrapa. Edhe pse pozicioni jonë sot është që të kritikojmë Kurtit, situata nuk është bardh e zi, qeveria e Serbisë është shkaktari kryesor i kësaj situatë” shtoi ai.
Qeveria Kurti që kur ka ardhur në pushtet ka krijuar jo një, por disa kriza që kanë prodhuar dhe tensione dhe duket se kjo e fundit i ka detyruar ndërkombëtarët të tërhiqen pas. Haradinaj tha se Kurti tanimë e ka humbur besimin dhe se nuk ka garanci se nëse kalimi i kësaj krize nuk do të pasojë të tjera, ndaj sipas tij kjo ka qenë arsyeja pse AAK ka kërkuar mocion në parlament.
“Duket që besimi i SHBA dhe BE ndaj Kurtit ka humbur. Shumë pak liderë të BE dhe SHBA i besojnë Kurtit.
Kurti me kryeneçësinë e tij i ka bërë shumë favore Serbisë.
Për shkak të krizës që ka krijuar Kurti ne kemi thirrur edhe mocion, pasi besojmë se largimi i Kurtit mund ta kthente besimin e ndërkombëtarëve të Kosova” u shpreh Haradinaj.
Të tjera
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...