Lajme

Samiti i sotëm në Mal të Zi vë përballë Osmanin e Daçiqin

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 27 June 2023

Mali i Zi do të jetë nikoqir i Samiti të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, ku sot do ta përfundojë kryesimin e kësaj nisme rajonale.

Ky proces është në kuadër të bashkëpunimit rajonal i cili është krijuar në qershor të vitit 1996, me qëllim të promovimit dhe forcimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në mes vendeve të Evropës Juglindore.

Bëhet e ditur se në këtë samit do të miratohet një deklaratë e përbashkët, ku pjesëmarrës do të jenë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ai i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, presidenti bullgar, Rumen Radev, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelji e përfaqësues të  Rumanisë, Greqisë e Sllovenisë, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Pasi që Mali i Zi do ta përfundojë kryesimin e kësaj nisme rajonale, presidencën e këtij Samiti do ta marrë Maqedonia e Veriut më 1 korrik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera