Lajme

ARBK-ja sërish ia suspendon certifikatën Klan Kosovës, reagon Miftaraj

Autori: Gazeta inFokus 16:38 | 22 June 2023

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka reaguar pasi Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK) ka njoftuar se është anuluar vendimi i një dite më parë, i cili anulonte vendimin për pezullimin e certifikatës së biznesit Klan Kosova Sh.P.K.

Madje, mësohet po ashtu se ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së ARBK-së, Pranvera Prestreshi, është shkarkuar nga kjo pozitë. Vendin e saj e ka zënë Lebibe Haliti, që raportohet se është motra e deputetit të Lëvizjes “Vetëvendosje!”, Enver Haliti.

Sipas Miftarajt, duke iu referuar zonjës Prestreshi, thotë se një grua e cila ishte afër pensionimit është shkarkuar në mënyrë arbitrare, njofton Klan Kosova.

-Advertisement-

“Shkarkohet një grua afër pensionimit në mënyrë arbirtrare. Caktohet motra e deputetit në pozitë dhe anulon një vendim të ligjshëm dhe vendos padrejtësi me një vendim tjetër. Anarki, pasiguri juridike, padrejtësi në emër të ligjit”, ka shkruar Miftaraj në llogarinë e tij në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera