Lajme

Osmani takon Hovenierin, flasin për hapat drejt shtensionimit dhe lirimin e policëve të kidnapuar

Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 22 June 2023

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ku folën për zhvillimet në veri.

Osmani i ka kërkuar Hovenierit lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të policëve të Kosovës, të cilët u kidnapuan nga Serbia brenda territorit të Kosovës.

“Në takim u diskutua edhe për hapat e mëtejmë për shtensionimin e situatës dhe nevojën e bashkërendimit me partnerët, duke e ditur që si institucionet tona ashtu edhe SHBA ndajnë të njëjtin qëllim për një Kosovë të integruar në strukturat euroatlantike e me sovranitet dhe integritet territorial të pacenueshëm”, thuhet në njoftimin e presidencës.

-Advertisement-

Tutje, Osmani e ka falënderuar Hovenierin për qëndrimin e qartë të ShBA-së për sa i përket lirimit të tre policëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera