“Lista Serbe po ju mban të shtypur”, dy deputetët opozitarë serbë shkojnë në Zveçan, protestuesit përplasen me ta
Autori: Gazeta inFokus
15:19 | 20 Qershor 2023
Portali Kossev ka publikuar një video të përplasjeve verbale që serbët që po protestojnë në Zveçan, kanë pasur me dy deputetët e opozitës në Serbi, Miroslav Aleksiq dhe Aleksandar Jovanoviq.
Dy deputetë të Kuvendit të Serbisë, Miroslav Aleksiq dhe Aleksandar Jovanoviq, nënkryetari i Partisë Popullore dhe lider i Lëvizjes Kryengritja Ekologjike, kanë qenë sot pasdite para ndërtesës së bllokuar komunale në Zveçan.
Siç deklaruan ata, kanë ardhur këtu për të mbështetur qytetarët që protestojnë për të katërtën javë. Me ta ishte edhe kryetari i Komitetit Krahinor të Partisë Popullore, Zharko Ristiq. Pas deklaratave të shkurtra për një numër më të vogël mediash, 4-5 qytetarë kanë reaguar dhunshëm.
Ndër të tjera, para mediave ata thanë se Lista Serbe është një “projekt” që ka bërë gjithçka për t’i mbajtur serbët “të shtypur”, për të qenë në geto dhe se ngadalë një nga një ata po heqin dorë dhe po ikin nga Kosova.
Disa qytetarë janë konfrontuar me ta duke i akuzuar se kanë ardhur atje për të “mbledhur pikë politike”.
Kishte edhe nga ata që i kritikuan se ishin ata që “e liruan Kurtin nga burgu dhe e dërguan Millosheviqin në Hagë”.
Deputetët serbë më pas janë nisur drejt veriut të Mitrovicës.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
































