Krasniqi: Kontradiktore të flasësh për procesin e integrimit, në kohën kur BE-ja po diskuton vendosjen e masave ndaj Kosovës!
Autori: Gazeta inFokus
15:22 | 15 Qershor 2023
Sot një ndër pikat e rendit të ditës në Kuvend ka qenë edhe Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Integrim Evropian.
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, në fjalën e mbajtur në seancë lidhur me këtë pikë tha se është kontradiktore të flasësh për integrimin evropian në kohën kur BE-ja është duke diskutuar në lidhje me vendosjen e masave ndaj Kosovës.
Krasniqi tha se subjekt politik do ta përkrahin këtë Program por do angazhohen që të mos lejojmë ndërmarrjen e veprimeve të cilat nuk janë në dobi të avancimit të procesit të integrimit.
Fjala e plotë e Krasniqit:
Të flasim sot për proces të integrimit është kontradiktore dhe mbase e pa besueshme, sepse BE tashmë është duke diskutuar e duke vendosur masa kundër Kosovës në proces të integrimit.
Duke qenë se gjendemi në një fazë në të cilën nuk po kërkohet përmbushje e masave legjislative por ndërmarrje e veprimeve konkrete për shtensionim të situatës;
Nuk po kërkohet miratim i ligjeve e reformave, por po kërkohet angazhim e zgjidhje konkretet, me qëllim të zhbllokimit të procesit të integrimit evropian dhe anëtarësimit në organizata të ndryshme.
Programit Kombëtar për Integrim Evropian, në përmbajtjen e vet nuk ka asnjë masë e veprim që ndihmon në avancimin e rrugës sonë në proces të integrimit në këtë fazë.
Prandaj, duhet të pyesim veten se cili atëherë është efekti i miratimit të këtij programi në këtë proces dhe cilat janë përfitimet e institucioneve tona në proces të integrimit nga miratimi sot i këtij Programi.
Por me gjithë atë unë do të ndalem në disa segmente të cilat ndërlidhen me përmbajtjen e këtij Programi e të cilat shpërfaqin punën dhe angazhimin e kësaj Qeverie për proces të integrimit apo më mirë të themi për procesin e ngecjes dhe regresit të procesit.
Të nderuar kolegë deputetë,
Sot kemi për shqyrtim Programin Kombëtar për Integrim Evropian, sot kur jemi në mesin e vitit, e kur jemi tetë muaj pas publikimit të raporti për vendin.
Sot, do të duhej të flisnim për zbatim të këtij plani e përmbushje të obligimeve duke ditur se deri më 30 qershor është afati kur jepet kontributi për raportin e ardhshëm për vendin e jo të merremi me miratim të tij ende.
Prandaj, sot, duhet të pyesim se ku jemi me përmbushje të obligimeve të cilat i kemi në proces të integrimit e jo të jemi ende me diskutim të masave e veprimeve të cilat janë paraparë për këtë vit.
Programi Kombëtar për Integrim Evropian 2023-2027, përmban gjithsej 242 masa (prej të cilave 88 janë masa legjislative dhe 154 masa zbatuese).
Nëse e shohim Programin,nga 88 masa legjislative, 9 masa janë planifikuar në tre mujorin e parë e 27 masa në tre mujorin e dytë,
ndërsanga 154 masat zbatuese,tashmë është dashur të kemi të përmbushura: 11 masa në tre mujorin e parë dhe 18 masa në tre mujorin e dytë, a thua a janë përmbushur këto masa siç kanë qenë të parapara nga vetë institucionet përgjegjëse.
Tani kur flasim për përmbajtjen e këtij Programi unë do fokusohem vetëm në disa pika;Bashkëpunimi rajonal dhe obligimet ndërkombëtare,
Sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, në Program thuhet, Republika e Kosovës është e përkushtuar të kontribuojë në mënyrë konstruktive në krijimin e kushteve të domosdoshme për zbatim të marrëveshjes së 27 shkurtit, se bashku me aneksin e miratuar me 18 mars 2023, me synim ndërtimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe përfundimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Kosova është e interesuar që sa më shpejt të përmbyllet zbatimi i marrëveshjes se fundit për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, dhe të punohet drejt një të ardhmeje të qartë të anëtarësimit në BE.
Por, lidhur me këtë pjesë në Program nuk ka asnjë objektivë të parapara lidhur me adresimin e kësaj gjendjeje nga ana e institucioneve tona.
Zhvillimet e fundit në vend flasin krejt diçka tjetër, sepse sot kemi një gjendje tjetër në teren dhe nga kjo që kemi në Program, nuk mund të mendojmë për përfundim të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, nuk mund të flasim për një të ardhme të qartë të anëtarësimit në BE, përveç që mund të flasim për masat dhe sanksionet të cilat mund të presim nga kjo qasje e institucioneve tona karshi këtij procesi.
Shumë herë është thënë nga përfaqësuesit e Qeverisë se dialogu nuk është i ndërlidhur me procesin e anëtarësimit në BE apo në trupa të tjerë, por, më lejoni të ju rikujtoj nenin 5 të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, i cili thot, citoj:
NENI 5
“Kosova zotohet të vazhdoj angazhimin për përmirësimin e dukshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Serbinë dhe bashkëpunimin efektiv me misionin e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes derisa janë në fuqi, siç përcaktohet më tej në nenin 13.
Këto angazhime përbëjnë parimet thelbësorë të kësaj Marrëveshje, të cilat do mbështesin zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin ndërmjet Palëve.
Në rast të mos-përmbushjes së këtyre zotimeve nga ana e Kosovës, BE-ja mund të marrë masa të cilat ajo i konsideron të përshtatshme, duke përfshirë edhe pezullimin e gjithë ose një pjese të kësaj Marrëveshje”.
Kam frikë se tashmë ne kemi arritur në një gjendje në të cilën do të kemi pezullim, pezullim të cilin asnjë nga ne nuk do të dëshironim të kemi.
Sa i përket reformës së administratës publike, Raporti për Vendin për vitin 2022, parasheh se Kosova ka njëfarë niveli të përgatitjes dhe ka arritur progres të kufizuar në reformën e administratës publike.Më konkretisht, BE rekomandon që gjatë vitit 2023 Kosova ndër të tjera të fokusohet në:
• Përmirësimin e funksionimit të shërbimit civil përmes përshpejtimit të zbatimit të Ligjit për Zyrtarët Publikë, në përputhje me vendimin përkatës të Gjykatës Kushtetuese dhe me parimet e RAP, duke organizuar rekrutime të centralizuara;• Zhvillimin e një skeme koherente pagash në përputhje me parimet e meritës, drejtësisë dhe trajtimit të barabartë në shërbimin civil, përmes finalizimit të organizimit të brendshëm të ministrive, përcaktimit të klasifikimit dhe sistematizimit të vendeve të punës në shërbimin civil, për të mundësuar kushte për një skemë koherente pagash;
Ndërsa Objektivat prioritare afatmesme të Ministrisë përgjegjëse janë:
• Krijimi i një shërbimi civil profesional, apolitik, meritor dhe të menaxhuar mirë përmes riorganizimit të ministrive dhe organeve vartëse të tyre, finalizimit të procesit të klasifikimit të vendeve të punës, zbatimit të sistemit të ri të pagave dhe gradimeve;
• Sigurimi i fondeve të mjaftueshme për zbatimin e pakos ligjore për RAP;
Nëse shohim sot reformat në shërbimin civil, kemi dy ligje të cilat kanë përfunduar në Gjykatë Kushtetuese, për shkak të përpjekjeve të Qeverisë që përmes ti të ketë ndërhyrje të drejtë për drejtë në administratë publike dhe për shkak të pasigurisë së madhe që do të krijonte administratë.
Por, po ashtu sot jemi dëshmitarë të kapjes se bordeve të ndërmarrjeve publike dhe institucioneve të pavarura nga ana e pushtetit.
Kapitulli 10: Shoqëria e informacionit dhe mediat
Ky kapitull synon zhvillimin e komunikimeve elektronike, shërbimeve të shoqërisë së informacionit dhe politikave audiovizuale që promovojnë dhe inkurajojnë konkurrencën, zhvillimin dhe qasjen më të gjerë në shërbimet bashkëkohore dhe teknologjitë e reja.
Sipas vlerësimit të BE-së, Kosova ka arritur njëfarë niveli të përgatitjes në këtë kapitull.
Sipas Raportit të KE-së për Kosovën – 2022, Kosova ka bërë progres në këtë kapitull, konkretisht në harmonizimin e kornizës legjislative me acquis dhe zbatimin e saj.
Në anën tjetër, sipas këtij raporti, Kosova duhet të gjejë një zgjidhje të qëndrueshme për financimin e transmetuesit publik dhe sigurojë pavarësinë redaktorialë të tij.
Por, sot ku jemi në këtë fushë, përveç kapjes së bordeve tashmë kemi edhe pezullim të certifikatës së biznesit për media, vendim ky puro politik me qëllim të ndaljes së fjalës së lirë, dhe përpjekje direkte për të diktuar dhe kontrolluar përmbajtjen mediale.
Vendim ky i pa pranushëm si nga ana e jonë si opozitë ashtu edhe nga ana e institucioneve të tjera evropiane.
Prandaj, ne gjendemi në një fazë në të cilën institucionet tona parashohin veprime tjera e ndërmarrim masa krejt tjera nga ato të cilat i kanë proklamuar e kërkuar.
Duke qenë se ne si parti jemi angazhuar për avancimin e rrugës sonë evropiane, do e përkrahim këtë Program, por, do angazhohemi që të mos lejojmë ndërmarrjen e veprimeve të cilat nuk janë në dobi të avancimit të procesit të integrimit.
Ju faleminderit!

T� tjera
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...































