Fushatat kundër gazetarëve, Hamidi: Më lehtë është me kritiku një profet, sesa Albin Kurtin këto ditë
Autori: Elvira Haxhiu
21:56 | 07 June 2023
“Zagar i Vuçiqit”, kështu quhej gazetari Lavdim Hamidi, në disa fotomontazhe cak i të cilave ishte ai dhe gazetarët Bekim Kabashi e Berat Buzhala, shkruan Gazeta Infokus.
Lidhur me këtë fushatë kundër tij, gazetari Hamidi ka folur në “Podcast me Shkelzen Dakaj”, i cili ka thënë se ky nuk është rasti i parë, pasi që sipas tij ka edhe raste të tjera që marrin mesazhe private kryesisht nga militantët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Madje ai thotë se në këtë periudhë më e lehtë është të kritikosh një profet, sesa kryeministrin aktual të Kosovës, Albin Kurti.
“Qeveritë e kalume na kanë lodhë me skandale të përditshme, me korrupsion e me gjithçka tjetër dhe kom mendu se kur të vjen Albin Kurti, i cili gjatë kohës së opozitës ka qenë shumë i zhurmshëm, ka me ndërru një qasje. Çka boni ai, si erdhi si kryeministër, i shpalli luftë të gjithëve, i shpalli luftë opozitës, i shpalli luftë mediave, etiketojnë e edhe nëpër debate ki “se ju jeni zyra të Sputnikut”, i shpalli luftë të gjithëve dhe krijoi një ambient jo të favorshëm për punën e gazetarit. Do me thënë ti ma lehtë është me dalë e me kritiku një profet, sesa Albin Kurtin këto ditë. Nëse e kritikon Albin Kurtin, unë besoj se është një grup i caktuar i njerëzve te cilët rrijnë në një zyre, e ka thënë edhe Florin Krasniqi këtë punë, ata paguhen vetëm me njollosë kritikët e këtij pushteti.”, deklaroi Hamidi.
E për fotomontazhet të cilat iu bënë duke e quajtur “zagar i Vuçiqit”, ai thotë se jo të gjithë e kuptojnë se është e montuar dhe se kjo merret si e mirëqenë nga qytetarët.
Gjithashtu, gazetari Hamidi deklaron se nuk është ndjenjë e mirë kur zhvillohen fushata kundër gazetarëve të cilët kanë qenë kritikues ndaj të gjitha pushteteve dhe jo vetëm njërit.
“Nuk është një ndjenjë e mirë për një gazetar i cili i ka kritikuar të gjitha pushtetet. Tash me pushtetin e Albin Kurtin ka ndryshuar, është krejt tjetër muhabet. Do me thënë tash në mënyrën ma të flliqt, ma të ulët të ofendojnë e të shajnë e të kritikojnë pa kurrnifar baze, harrojnë se ne, këta gazetarë kemi pas guxim mi kritiku edhe ata komandantët e luftës”, ka thënë Hamidi.
Kujtojmë se para disa ditësh në rrjete sociale ka filluar një fushatë me fotografi të montuara kundër gazetarëve, Lavdim Hamidi, Bekim Kabashi dhe Berat Buzhala.
Në këto fotomontazhe Hamidi dhe Kabashi janë quajtur “zagarë të Vuçiqit”.
Ndërsa, tek rasti i Buzhalës është montuar një fotografi kinse presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka ripostuar në Twitter një cicërimë të gazetarit, duke thënë se ai është njëri nga gazetarët më të mirë kosovar. Mirëpo, në realitet një postimi i tillë është bërë nga ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Richard Grenell.
Këtë fushatë e ka cilësuar si të rrezikshme edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, i cili përmes një reagimi bëri thirrje që fushatat e tilla denigruese të ndalen./Gazeta Infokus/
Ndiqni videon e plotë:

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































