Cila është rëndësia e Odës Nordike të Tregtisë të themeluar së fundmi, flet ambasadori finlandez Nissinen
Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 03 June 2023
Ambasadori finlandez, Matti Nissinen, ka folur bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, potencialin e rinisë këtu dhe për rolin e Odës Nordike të Tregtisë të themeluar së fundi.
Në këtë intervistë për Telegrafin, Nissinen tha se ka shumë potencial të pashfrytëzuar në marrëdhëniet tregtare ndërmjet dy shteteve.
E, për ta çuar këtë marrëdhënie në një nivel tjetër, ai tha se kanë punuar ngushtë me qeverinë në themelimin e Odës Nordike të Tregtisë, në Kosovë.
“E inkurajoj komunitetin e biznesit që të marrë pjesë aktive në punën e Odës, për të cilën shoh një rol të madh në promovimin e tregtisë ndërmjet Kosovës dhe Nordikëve”, tha ai.
Sipas ambasadorit finlandez themelimi i ‘Odës Nordike të Tregtisë’ në Kosovë është një dëshmi e interesit dhe besimit në rritje që kanë bizneset nordike në këtë treg të gjallë dhe premtues.
“Nëpërmjet kësaj Ode, ne synojmë të përmirësojmë bashkëpunimin, të lehtësojmë rrjetëzimin dhe të ofrojmë një platformë për ndarjen e praktikave dhe njohurive më të mira”, ka thënë ai.
Ambasadori po ashtu u shpreh se vendet nordike kanë një traditë të gjatë të promovimit të praktikave të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse të biznesit.
“Ne i japim përparësi inovacionit, përgjegjësisë sociale dhe kujdesit mjedisor në aktivitetet tona të biznesit. Duke bashkuar forcat në këtë dhomë, ne kemi mundësinë unike për të promovuar kolektivisht këto vlera, për të frymëzuar bizneset vendore dhe për të inkurajuar adoptimin e modeleve të qëndrueshme të biznesit në Kosovë”, theksoi ai.
I pyetur cilat janë përshtypjet e tij për Kosovën si dhe çka vlerëson nga koha që kur ka ardhur këtu, ambasadori Nissinen deklaroi: “Unë e kam shijuar shumë kohën time këtu në Kosovë që nga ardhja ime shtatorin e kaluar. Ka qenë kënaqësi të takohem me shumë njerëz në mbarë vendin dhe të kem diskutime interesante me ta.
Njerëzit e Kosovës janë miqësorë dhe mikpritës, kështu që ka qenë vërtet një përvojë e këndshme deri më tani. Përveç Prishtinës, tashmë kam vizituar edhe disa komuna të tjera. Ka shumë lokacione të mrekullueshme këtu në Kosovë, dhe unë jam duke e promovuar në mënyrë aktive Kosovën si një destinacion udhëtimi për bashkëqytetarët e mi finlandez”.
Të tjera
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...