Lajme

Grenell e quan kaos të Biden lajmin për ardhjen e 700 trupave të KFOR-it në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 01 Qershor 2023

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka treguar për vendimin që brenda ditësh të dërgojnë edhe 700 trupa tjera të KFOR-it në Kosovë. E një gjë të tillë, po e sheh si “shembull tjetër kaosi” ish-emisari Grenell.

Stoltenberg ka njoftuar se përveç që do të vinin 700 trupa shtesë, do të kishte edhe forca shtesë në gjendje të gatishmërisë më të lartë.

E sipas Grenellit, kjo ishte rrjedhojë e politikës së Bidenit për Ballkanin që e linte BE-në të ishte në krye të negociatave Kosovë-Serbi.

-Advertisement-

“Tjetër shembull i kaosit nga Joe Bidenit”, tha ai në llogarinë e tij në Twitter, duke komentuar lajmet që i dha Stoltenbergu.

“Ekipi i Bidenit kishte përqeshur ekipin e Trumpit për udhëheqjen e negociatave”, vazhdoi Grenell.

Sipas tij, strategjia e Trumpit për negociata ku fokusohej në “rritje të ekonomisë dhe refuzim të politikës kishte punuar.”

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy