Lajme

Gjendet e vdekur 36-vjeçarja amerikane në Shkodër

Autori: Gazeta inFokus 21:49 | 24 May 2023

Një 36-vjeçare amerikane e cila qëndronte me qira në një hostle në Shkodër, u gjet e pajetë këtë të mërkurë. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se 36-vjeçarja, e cila ishte nga Texas, u gjet nga nëna e saj. Paraprakisht autoritetet thonë se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe ajo dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e mbidozës së ilaçeve.

“Rreth orës 18:00, salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka marrë njoftim se në lagjen “Tre Heronjtë”, në hostelin ku banonte me qira, është gjetur nga nëna e saj, pa shenja jete, shtetasja A. N., 36 vjeçe, banuese në Texas, SHBA. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nga këqyrja paraprake e trupit të 36-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja A. N. ka humbur jetën, për shkak të një mbidoze ilaçesh. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thotëpolicia e Shkodrës në një njoftim për mediat./tvklan.al

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera