Lajme

Arrestohet 49-vjeçari për vrasjen në tentativë të ndodhur në Mamushë

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 22 May 2023

Sot (e hënë) rreth orës 13:00, Policia e Prizrenit ka arrestuar 49-vjeçarin A.B., i cili dyshohet se ka kryer veprën penale vrasje në tentativë, e ndodhur me 6 maj të këtij vitit në Mamushë.

“Me datën 22.05.2023, rreth orës 13:00, nga ana e policëve hetues të Sektorit Rajonal të hetimeve të DRP të Prizrenit është identifikuar dhe është lokalizuar vendqëndrimi i tij dhe është arrestuar i dyshuari A.B. (49-vjeç), për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm për kryerje të veprës “Vrasje në tentativë” me datë 06.05.2023 të ndodhur në fshatin Mamushë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të dyshuarit A.B., i është gjetur në posedim dhe më pas është sekuestruar nga krim-tekniku në cilësinë e dëshmisë materiale një armë zjarri: Pistoletë, model EKOL JACKAL dhe një karikator.

-Advertisement-

Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në konsultim dhe koordinim me Prokurorin e Shtetit me vendim të të cilit arma e zjarrit e gjetur në posedim tek i dyshuari, sekuestrohet. Të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera