Lajme

Aksioni i krimeve të rënda kundër fajdeve në tre qytete, arrestohen katër persona

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 17 May 2023

Katër persona janë arrestuar dhe ndaluar për 48 orë për shkak të dyshimit të veprës penale fajdeja pas një aksioni të zhvilluar në Prishtinë, Vushtrri dhe Podujevë.

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia e Krimeve të Rënda në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj sot janë duke zhvilluar një aksion kundër fajdeve në tre qytete të Kosovës.

Aksioni është duke u zhvilluar në Prishtinë, Podujevë dhe Vushtrri, shkruan Gazete Infokus.

-Advertisement-

Lajmin e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore e Ferizajt që ka dhënë edhe detaje për të arrestuarit

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë dhe njësive tjera  mbështetëse,  në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për lëshimin e urdhëresës për kontroll dhe sekuestrim te përkohshëm të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse, sot,  është duke e realizuar  një aksion ku, me ç’rast gjatë këtij aksioni, janë duke u kontrolluar dhe bastisur, shtëpi dhe lokale përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës dhe Podujevës, për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja”./Gazeta Infokus/

Aksion i madh i policisë kundër fajdeve në Prishtinë, Podujevë e Vushtrri

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera