Veriu, sfidë edhe për regjistrimin e popullsisë
Autori: Gazeta inFokus
11:01 | 16 Maj 2023
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se regjistrimi i popullsisë ndryshe nga komunat e tjera në vend, në pjesën veriore të Kosovës do të jetë sfidë, për shkak të dorëheqjes së kryetarëve të katër komunave.
Ushtrues i detyrës së kryeshefit kryeshefi i ASK-së, Ilir Berisha derisa tregon për ecurinë e procesit të regjistrimit të popullsisë, thekson se për shkak të dorëheqjes së kryetarëve të katër komunave në veri nuk janë bërë propozimet e anëtareve të komisionit me kohë, dhe kjo ka pamundësuar që të krijohen komisionet komunale të cilat sipas Ligjit duhet të jenë aktive gjashtë muaj para datës së regjistrimit.
Kryetarët e katër komunave veriore patën dhënë dorëheqje në nëntor të vitit 2022, derisa zgjedhjet në këto komuna ishin shtyrë deri në prill të këtij viti, dhe kryetarët e rinj nuk janë betuar ende.
“Aktualisht, ASK i ka kryer të gjitha aktivitetet, mirëpo situata në katër komunat veriore të Kosovës ka bërë që ne duhet ta amandamentojmë Ligjin për regjistrimin e popullsisë, pasi në ligj parashihet që gjashtë muaj para datës së regjistrimit të popullsisë duhet që kryetari i komunës të bëjë propozimin e anëtarëve të komisionit komunal të regjistrimit, pasi në këto katër komuna kanë dhënë dorëheqje më herët kryetaret e komunave dhe nuk janë propozimet me kohë të jemi në përputhje me ligjin për regjistrimin e popullsisë”, thotë Berisha.
Berisha thotë se ligji shumë shpejtë do të dërgohet për amandamentim në mënyrë që të krijohen komisionet në këto katër komuna.
“Konsiderojmë se ligji shumë shpejtë do të dërgohet për amandamentim që do t’i parasheh rastet që këta gjashtë muaj nuk vlejnë për zgjedhjet lokale, sepse në ligj parashihet që gjashtë muaj para regjistrimit nuk duhet të ketë as zgjedhje lokale dhe zgjedhje qendrore, dhe ne kishim zgjedhjet lokale në katër komunat. Tash ligji duhet ta amandamentohet që në përjashtime kryetarët e komunave ose në rastet ku ndonjë komunë e zgjedh ndonjë kryetar tjetër, do të thotë në zgjedhje tjera, atëherë mund të ketë përjashtime dhe do të amandamantohet që të jemi në përputhje me ligjin që të krijohen komisionet komunale edhe në këto katër komuna të Kosovës të cilat ende nuk i kanë krijuar. Ndryshe, komunat tjera kryetarët i komunave i kanë propozuar komisionet, dhe kryesuesi i komisionit qendror me vendim i ka themeluar të gjitha komisionet për regjistrimin e popullsisë”, thotë mes tjerash Berisha.
Procesi i regjistrimit të popullsisë parashihet të nis më 1 shtator të këtij viti i cili do të zgjasë deri më 16 tetor. /kp

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
































