Kurti bashkë me Power shpall ankandin për parkun me energji solare: SHBA, aleat i fuqishëm
Autori: Gazeta inFokus
15:31 | 12 Maj 2023
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli dhe administratoren e USAID-it, Samantha Power, që po qëndron në Kosovë për vizitë kanë shpallë ankandin për parkun me energji solare me kapacitet prej 100MË.
Në një konferencë të përbashkët për media, Kurti fillimisht i uroi mirëseardhje Poeer, derisa ftoi kompani vendore e ndërkombëtare për këtë ankand.
“Tashmë është e padiskutueshme se siguria energjetike është siguri kombëtare. Rruga drejt së cilës jemi nisur është ajo e pavarësimit nga lëndët fosile të shteteve autokrate, të cilëve iu leverdis varësia energjetike e Europës. Kërcënimet në rritje të ndryshimeve klimatike e bën edhe më urgjent këtë nevojë”.
Kurti falënderoi SHBA’në për ndihmën në këtë fushë derisa tha se është një aleat i fuqishëm “që janë dëshmuar edhe sa i përket zhvillimit tonë të gjithëmbarshëm edhe sa i përket ndërtimit të demokracisë sonë”.
“Po jetojmë në dekadat më kritike të zhvillimit të hovshëm të energjisë derisa po ecim krah për krah me shtetet e zhvilluara perëndimore për t’iu bërë ballë këtyre zhvillimeve. Shpalljen e këtij ankandi po e bëjmë në një moment shumë të rëndësishëm për vendin tonë kur po marrim një ndër hapat kryesorë drejt tranzicionit të gjelbër dhe drejt investimeve më të mëdha në sektorin tonë të energjisë ndër dekada”.

T� tjera
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
































