Lajme

Vuçiq: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën varet nga formimi i Asociacionit

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 10 May 2023

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se i mëtutjeshëm i normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën varet nga formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Këto komente ai bëri pas takimit që pati me Kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka.

“E falënderova Wolfgang Sobotkën për mbështetjen që Austria i jep Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Gjithashtu diskutuam për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin ekonomik, që përfshin një fluks më të madh të investimeve austriake. Sa i përket dialogut me Prishtinën, kam theksuar edhe një herë se procesi i mëtutjeshëm i normalizimit varet nga formimi i Asociacionit të Komunave Serbe”, ka shkruar Vuçiq në profilin e tij në Instagram, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera