Lajme

Ministrja Rizvanolli iu ikë gazetarëve, injoron pyetjen për shkarkimin e Nagip Krasniqit

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 09 Maj 2023

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli bashkë me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian, ambasadori, Tomas Szunyog e kanë përuruar Muralin e Energjisë së Mirë, të pikturuar në murin anësor të ndërtesës së BE-së

Rizvanolli tha se murali e simbolizon të ardhmen evropiane dhe energjetike të Kosovës, teksa përmendi edhe vlerat evropiane të cilat, siç tha ajo, edhe Kosova i tregon

“Murali që po shohim sot simbolizon në mënyrë perfekte të ardhmen tonë evropiane energjetike. Në këtë ditë qe po shënojmë Dutën e Evropës, vlen të theksohet se Bashkimi Evropian me rastin e agresionit rus mbi Ukrainën, ka treguar një unitet dhe që plotësisht i jetëson vlerat mbi të cilat është  themeluar, si paqen, demokracinë dhe të drejtat e njeriut”, tha ajo

-Advertisement-

E pyetur se përse Nagip Krasniqi është pezulluar nga puna por nuk është shkarkuar ministrja Rizvanolli shihet duke injoruar pyetjen dhe duke hyrë në veturë.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy