Lajme

Avdullah Hoti për tragjeditë në Serbi: Zoti qoftë me familjet e viktimave në këtë moment të vështirë

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 05 Maj 2023

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave në Serbi nga dy tragjeditë e fundit.

Hoti është lutur për familjet e viktimave duke thënë që ky është një moment i vështirë për ta.

“Ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave nga ngjarjet tragjike ne Serbi. Zoti qoftë me familjet e viktimave në këtë moment të vështire. Lutem për ta”, shkruan Hoti.

-Advertisement-

Kujtojmë se këtë javë në Serbi pas dy sulmeve që u bënë nga dy të ri mbetën të vrarë 5 fëmijë në rastin e parë që ndodhi në shkollë dhe 8 të tjerë u vranë mbrëmë në sulmin e dytë që u krye nga një 21 vjeçar e ku shumica e viktimave ishin familjarë të tij./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy