Haxhiu lëshon një audio në Kuvend: Hashim Thaçi e Hajredin Kuçi janë mundur të amnistojnë krimet që ka kryer Serbia në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
11:40 | 04 Maj 2023
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në seancën e Kuvendit të Kosovës, i ka reaguar opozitës konkretisht Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët hodhën kritika mbi qeverinë për marrëveshjen për të pagjeturit e cila u arrit të martën në Bruksel.
Hahxiu ka akuzuar PDK-në se sa ishin në pushtet janë munduar të amnistojnë krimet që Serbia ka kryer në Kosovë.
Ministrja ka lëshuar në Kuvend një deklaratë të ish ministrit të Drejtësisë nga PDK-ja, ku dëgjohet të ketë thënë se “me qenë pozitiv tash po jam shumë i sinqertë, Për krime lufte se kishë dënu askënd të jem i sinqertë, të ishte në dorën time, se për mua kulmi i një lufte është liria dhe pavarësia krejt këto tjerat janë pjesë e atij çmimi”.
E me këtë deklaratë tash ministrja e Drejtësisë ka akuzuar këtë parti duke thënë se një qasje të tillë të amnistimit të krimeve të luftës e ka ndjekur edhe ish presidenti, Hashim Thaçi sa e ka udhëhequr dialogun me Serbinë.
“Është e papranueshme që në këtë Kuvend të mos njihet kontributi i jashtëzakonshëm i qeverisë për të adresuar krimet e luftës”… Sepse siç jeni në dijeni ka pasur tentativa nga qeveritë e kaluara kur ato janë udhëhequr pra nga PDK-ja, nga njerëz të PDK-së q ëtë amnistohen krimet që Serbia i ka bërë në Kosovë…. në mënyrë që të dëgjoni një deklaratë që ka dhënë Hajredin Kuçi. Këtë qasje e ka ndjek qeveria e PDK-së këtë qasje e ka ndjek edhe Hashim Thaçi sa ka udhëheq dialogun me Serbinë”, ka thënë Haxhiu në Kuvend.
Kritika të shumta qysh me nisjen e seancës së sotme erdhën nga opozita në adresë të kryeministrit duke e akuzuar atë se ka barazuar Kosovën dhe Serbinë për krime lufte me pranimin e marrëveshjes për të pagjeturit./Gazeta Infokus/
Video:
NDIQENI LIVE SEANCËN:

T� tjera
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...

































