Çështja e Urës së Ibrit, reagon KFOR-i: Rihapet përmes dialogut politik
Autori: Gazeta inFokus 20:32 | 29 April 2023
Misioni i KFOR-it ka bërë me dije se rihapja e Urës së Ibrit për qarkullim të makinave është një problematikë që duhet të zgjidhet përmes dialogut politik. Ky qëndrim i KFOR-it vjen pasi në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut një asambliste e Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë iniciativë për të bërë një kërkesë tek autoritetet qëndrore për hapjen e Urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve.
“Rihapja e urës është një çështje që duhet të zgjidhet përmes dialogut politik. Misioni i NATO-s, KFOR, vazhdon të monitoroj zhvillimet lokale dhe qëndron plotësisht i fokusuar në implementimin ditor të mandatit të tij, bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244 e vitit 1999, për të siguruar një ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjitha komunitetet në Kosovë”, kanë thënë nga KFOR për rtv Dukagjinin.
Drejtuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut Nexhat Ugljani në një bisedër për Frontal të T7 kishte deklaruar se puna e tyre ka mbaruar me procesin e votimit të kërkesës dhe se tashmë çështja e hapjes së Urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve i mbetet Ministrisë së Punëve të Brendshme, asaj të Pushtetit Lokal dhe misioneve paqëruejtese ndërkombëtare, KFOR-it e EULEX-it.
Megjithatë zyrtarë e deputetë të partisë në pushtet votimimin e ndodhur në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut e kanë interpretuar si hapje të urës për qarkullim veturash dhe kanë rikthyer shprehjen “Puna e mbarë Albin Kurti”.
Por pavarësisht urimeve, mbi urën e Ibrit mund të qarkullojnë vetëm veturat e Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it, derisa të bëhet një zgjidhje tjetër.
Derisa “Lista Serbe” ka paralajmëruar trazira nëse ndodh diçka e tillë. Petar Petkoviq e ka cilësuar si “provokim” të kryeministrit Albin Kurti nè prag të takimit të 2 majit në Bruksel.
Të tjera
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...