Lajme

Zemaj për VV-në: Dy vite keqmenaxhuan, Kosova humbi me miliona

Autori: Gazeta inFokus 21:08 | 27 April 2023

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës, se për dy vite në qeverisje, i kanë shkaktuar Kosovës miliona humbje.

Zemaj e përmendi edhe arrestimin e ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, për të cilin tha se ishte njeri i VV-së.

“Me ardhjen në pushtet të LVV-së, duke mos përjashtuar klientelën, nominuan njerëz në bord politik. Pa llogaritur pjesën profesionale, dhe pa gjykuar se është një sektor sensitiv, dhe kishte hy globalizimi i krizës energjetike”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

-Advertisement-

Ai ka thënë se LDK dyshon në keqpërdorime në sektorin e energjisë, për shkak të numrit të madh të tenderëve njëburimor.

Sipas tij, dyshimet shtohen kur tenderët njëburimor janë dhënë për kompanitë e sigurimeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera