Lajme

Qeveria ndan edhe 10 mln euro për zbatim të masave të efiçiencës së energjisë

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 26 April 2023

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave për ndarjen e 10 milionë eurove të tjera për zbatim të masave të efiçiencës së energjisë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se këto mjete do të mundësojnë rinovimin dhe masat e tjera për ndërtesat e banimit social në gjithë territorin e Kosovës.

“Mjetet e ndara në shumë prej 10 mln euro merren nga kontigjenca për energji dhe transferohen te fondi për efiçiencë të energjisë”, ka thënë Murati.

-Advertisement-

Gjatë mbledhjes së Qeverisë janë miratuar edhe pikat e tjera të rendit të ditës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera