Instituti GAP: 79% e konkurseve të punës me steriotipe gjinore
Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 25 April 2023
Prezenca e diskriminimit me bazë gjinore në shpalljet publike për vendet e lira të punës në Kosovë ka dalë të jetë evidente sipas një raporti nga Instituti GAP.
Sipas këtij raporti diskriminimi me bazë gjinore në titujt dhe përshkrimet e vendeve të punës ndodhë kur në njoftime për vende pune përdoren fjali ose shprehje që sugjerojnë një preferencë për njërën gjini, ose kur në to pasqyrohen stereotipe kulturore në lidhje me burrat dhe gratë në vendin e punës.
Me këtë rast, gjetjet tregojnë se nga një platformë online e punësimit 59% e konkurseve të punës përmbajnë steriotipe gjinore. Ndërkaq konkurset nga platforma “Superpuna”, 79% përmbajnë stereotipe gjinore.
“Nga analiza e 6,225 titujve të publikuar në platformën online të punësimit gjatë vitit 2022, 59% përmbajnë stereotipe gjinore, ku nga to 73% janë shkruar me gjuhë të kodifikuar mashkullore dhe 27% janë shkruar me gjuhë të kodifikuar femërore. Ndërsa, nga 1,357 tituj të publikuar në platformën “Superpuna”, 74% përmbajnë stereotipe gjinore mashkullore dhe 26% përmbajnë stereotipe gjinore femërore”, thuhet në raport.
Diskriminimi ndikon edhe në pagat që merren nga dy gjinitë. Sipas analizës së Institutit GAP, paga mesatare në platformën “Superpuna” të kodifikuara më stereotipe gjinore për burra është 391.5 euro, për vendet e punës të cilat janë të kodifikuara me stereotipe gjinore për gra është 336.3 euro, kurse për vendet e punës pa stereotipe gjinore është 412.6 euro.
Tutje, analizat bëjnë të ditur se sektorët për të cilët kërkohen më shumë gra janë: administrata, edukimi dhe shëndetësia. Kurse sektorët për të cilët kërkohen më shumë burra janë: tregtia dhe ekonomia, elektronika dhe energjetika, hulumtimi dhe zhvillimi, inxhinieria dhe ndërtimtaria, mirëmbajtja dhe sigurimi.
Të tjera
-
Vidhet vetura nga një punëtori në Graçanicë
Një person ka raportuar se i është vjedhur vetura që e kishte në punëtori. ...
-
Dialogu, takimi i radhës mes kryenegociatorëve mbahet në dhjetor
Takimi i radhës Kosovë-Serbi mes kryenegociatorëve do të mbahet në muajin dhj...
-
Në janar hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Deputeti gjerman: Serbia nuk luan dot me Kosovën, bisedime të reja pas zgjedhjeve
Nisja e punës së Komisionit të zgjedhur Evropian mund të shërbejë si përshpej...
-
Hoxhaj sot nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, sot pritet t’i jepet titulli “Doctor H...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
U vendosën në mënyrë të fshehtë. Por Policia e Kosovës, për tre ditë radha...
-
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës
Sot nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka një...
-
“16 Ditët e Aktivizmit”, fillon sot fushata kundër dhunës me bazë gjinore
Sot nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë, fillon fushata globale “16 Di...
-
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojmë shpifjet e Faton Pecit
Korporata Bujqësore “KRUSHA” bashkë me Fahrije Hotin, sot do të mbajnë konfer...
-
Ekspertët: Zbutja e varfërisë mund të zbusë krizën e migracionit
Ekspertët thonë se varfëria dhe uria janë faktorët kryesorë që shkaktojnë kri...
-
Deputeti i GUXO-s: Sjellja e Faton Pecit ka qenë rrënuese për partinë GUXO
Deputeti Burim Meta në “Reel Talk” tha se Faton Peci, i cili është kryetar i ...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...