Lajme

Abazi për zhvillimet në veri: Vuçiqit i shkon përshtati

Autori: Gazeta inFokus 22:13 | 24 April 2023

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka komentuar zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në katër komunat veriore.

Duke komentuar bojkotin e Listës Serbe në këto zgjedhje, Abazi u shpreh se nuk ka pasur realisht asnjë mundësi që të ndodh ndryshe, transmeton Paparaci.

“Është e ditur që veriu është një pjesë e Kosovës që po mbahet në duart dhe kontrollin e Serbisë. Popullata atje është e kërcënuar, siç ka qenë gjithmonë”, tha ai në Debat Plus.

-Advertisement-

Abazi deklaroi se fatmirësisht dielën nuk është përsëritur skenari i vrasjes së Enver Zymberit, policit të vrarë në vitin 2011 në operacionin e madh të Policisë së Kosovës kundër strukturave kriminale në veri të Kosovës.

“Është fatkeqësi që kemi hyrë në këtë proces pasi e kemi ditur që do të përfundojmë në këtë situatë”, tha ai.

Ai shtoi se deklarata e BE-së për procesin zgjedhor në veri është hipokrite pasi sipas tij, ndërkombëtarët e dinë se Lista Serbe dirigjohet 100 për qind nga Beogradi zyrtar.

“Vuçiqit i ka shkuar përshtati, që të mbërrijë në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë ta mbajë kartën e fuqishme të veriut si territor i Kosovës, por që Serbia e kontrollon”, tha ai në Debat Plus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera