Lajme

Gjoshi: Kurti dhe Osmani dështuan, i treguan botës se veriu nuk e dëgjon Prishtinën, por Beogradin

Autori: Gazeta inFokus 08:35 | 24 Prill 2023

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, i ka fajësuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, për pjesëmarrjen e ultë të qytetarëve në zgjedhjet në veri këtë të diel, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se ata bënë një kthim mbrapa dhe shkatërrim të asaj që është ndërtuar me mundim të madh.

“Albin Kurti dhe Vjosa Osmani dështuan! Fatkeqësisht, ky nuk është një dështim personal i tyre, por për Republikën e Kosovës. Sot, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani bënë një kthim mbrapa dhe shkatërrim të asaj që është ndërtuar me mundim të madh”.“Sot, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani i treguan botës se qytetarët e atyre komunave nuk dëgjojnë Prishtinën, por Beogradin”, ka shkruar Gjoshi.

-Advertisement-

Ndryshe ai ka theksuar se vetëm aventurat dhe papjekuria politike e tyre, ka sjellur rrethana të dëmshme për Kosovën.

Kujtojmë që zgjedhjet në katër komunat me shumicë serbe janë mbajtur dje (e diel), ku në komunën e Mitrovicës së Veriut dhe komunën e Leposaviqit fituese ka dalur partia e Lëvizjes Vetëvendosje ndërsa komuna e Zveçanit dhe Zubin Potokut janë fituar nga Partia Demokratike e Kosovës./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Gjoshit:

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy