Avokati Niniq: Zgjedhjet në veri janë mundësi për serbët që të çlirohen nga presioni i Radoiçiqit
Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 22 April 2023
Zgjedhjet lokale në Kosovë ishin “një mundësi për serbët që të çlirohen nga presioni i Milan Radojiçiqit dhe ai oktapod kriminal që zbaton politikën e dikurshme të Zheljko Razhnjatoviq Arkanit”, thotë Ivan Ninić, avokat nga Beogradi, në një intervistë për Geopost.
“Në fakt këtu nuk ka teknologji të bardhë që personifikon politikën e Arkanit, por ka teknologji të bardhë në pluhur, ka disa aktivitete të tjera subversive dhe përfitime e fitime të mëdha”.
“Mund të shikojmë bilancet e kompanive nën kontrollin e Zvonko Veselinoviqit dhe Milan Radojiçiqit, të cilët sot janë manjatët numër një jo vetëm në pjesën veriore të Kosovës, por edhe në Serbi. Ata janë mjeshtër të padiskutueshëm në biznese të ndryshme. Ata sot po i asfaltojnë rrugët, po i mbajnë serbët në veri të Kosovës si një geto, dhe legjitimitetin për këtë ua ka dhënë vetë Aleksandar Vuçiq, janë emisarët e tij në pjesën veriore të Kosovës”.
Ninic është avokati mbrojtës i Dragan Nikoliqit, një serb i Kosovës i cili së fundi u arrestua nga autoritetet serbe në pikën kufitare Jarinje. Niniqi thotë se Nikoliq ka përjetuar një tronditje për shkak se i është bërë një pyetje nga punëtorët në vendkalimin administrativ “A është ai Shiptar”, e cila e ka tronditur.
“Kishte thënë se nuk është. Më pas është pyetur se ku janë dokumentet e tij serbe dhe ai ka thënë se janë në shtëpi dhe se do t’i sjellë nëse ka nevojë. Për të cilën zyrtarët i thanë: ‘nuk do të të duhet, shefat tanë nga Beogradi do t’jua sjellin’. Ai tregon se Nikoliq perballet me akuza të rënda, ndër të tjera se është anëtar i një grupi tetë anëtarësh të krimit të organizuar.
“Nga këta tetë persona, Dragani njeh vetëm një person dhe kjo për shkak se e ka arrestuar si pjesëtar të PK-së (Policisë së Kosovës) në një kohë për transport të paligjshëm të drurit apo prerje pylli. Ai nuk njeh shqiptarë fare. Prandaj, ai nuk mund të jetë anëtar i një grupi të organizuar kriminal në një situatë ku nuk i njeh anëtarët e tjerë të grupit”.
Mëkati i tij, thotë Niniq, duket se është se pas kësaj nuk pranoi të ishte nën kontrollin e Milan Radoiçiqit. “Dhe jo vetëm Dragani por as familja e tij nuk e përkrah listën serbe, është e njohur në Leposaviq dhe për shkak të saj janë markuar dhe vuajnë pasojat që janë manifestuar që nga shtatori i vitit të kaluar në disa mënyra deri më 11 prill kur u arrestua”.
Sipas tij, Vuçiq nuk di si të sillet në një situatë reale.
“Nëse ai nuk do ta kishte problemin e Kosovës, nëse nuk do të ‘ndizte zjarrin’ dhe ‘ta shuante zjarrin’, në të njëjtën kohë, kemi një njeri që është zjarrvënës në mëngjes dhe zjarrfikës në pasdite që i kryen këto aktivitete si në teren ashtu edhe në televizion me frekuencë kombëtare, nuk mendoj se do të kishte çfarë të bënte. Aleksanadar Vuçiq është mjeshtër i formësimit të gjithë këtyre politikave të kaosit dhe nxjerrjes së më të mirës prej tyre, që janë vota – këtu flasim për votat që vijnë nga ai organ i elektoratit kombëtar”./The Geopost/
Të tjera
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...
-
“Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë
Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit. Një veturë e bartjes së...
-
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficer...
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...