Lajme

Avokati i Nagip Krasniqit dorëzon ankesë në Gjykatë, pretendon se klienti është ndaluar pa arsye

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 20 April 2023

Taulant Ferizi, avokati mbrojtës i kryeshefit të KEK’ut, Nagip Krasniqit – ka paraqitur sot ankesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës për lirimin e klientit të tij pasi që sipas tij nuk janë plotësuar kushtet që Krasniqi të jetë në mbajtje.

Ferizi ka thënë se në ankesën e tyre kanë paraqitur pretendimet se nuk janë plotësuar kushtet për caktimin e ndaljes meqë i arrestuari, Nagip Krasniqi nuk paraqet rrezik për ndërhyrje në prova ose tek dëshmitarët.

“Kemi bërë ankesë. Nuk kemi marr ende vendim. Kemi pretendua se nuk janë plotësuar kushtet për caktimin e ndaljes ndaj klientit meqe nuk ka as rrezikim në prova e dëshmitar apo të dëmtuar edhe se nuk ekziston dyshimi i dyshuar i kryerjes së veprës penale”, ka thënë Ferizi për Gazetën Insajderi.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera