Ekspertët: Rrjedhjet e dokumentave të Pentagonit nuk ka gjasa të ndikojnë Ukrainën
Autori: Gazeta inFokus 18:04 | 13 April 2023
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin thotë se Ukraina vazhdon të ketë besim tek planet e saj për një kundërsulm ndaj e forcave pushtuese ruse, pavarësisht shfaqjes së dokumenteve sekrete të zbulimit amerikan me të dhëna mbi luftën.
Ndërsa lufta vazhdon në Ukrainë, zyrtarët e lartë amerikanë po kërkojnë të minimizojnë dëmin e shkaktuar nga shfaqja e dokumenteve ushtarake mbi luftën, të klasifikuara si tepër sekrete. Dokumentet përfshijnë tabela me të dhëna që tregojnë pozicionet ushtarake ukrainase dhe vlerësimet amerikane për mbështetjen e aleatëve të saj për Kievin.
Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin u tha gazetarëve të martën se aktualisht askush nuk e di me siguri nga kanë rrjedhur këto dokumente.
“Po e shqyrtojmë me shumë seriozisht dhe do të vazhdojmë të hetojmë dhe nuk do të lëmë gjë pa gërmuar, derisa të gjejmë burimin dhe shtrirjen e tij”.
I pyetur nëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy duhet të ndryshojë planet e tij për një kundërofensivë të pritshme pranverore kundër Rusisë, zoti Austin u përgjigj.
“Ata do të luftojnë armikun dhe nuk do të udhëhiqen nga një plan specifik. Kanë një plan të mire për të filluar, por vetëm presidenti Zelenskyy dhe udhëheqësit e tjerë të vendit i dinë realisht, detajet e plota të atij plani”.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u pyet për dëmin që rrjedhjet mund të shkaktojnë në besimin e aleatëve të SHBA-së për të shkëmbyer informacione zbulimi në të ardhmen.
“Ne jemi angazhuar me aleatët dhe partnerët në nivele të larta gjatë ditëve të fundit për këto dokumente, për t’i siguruar ata për angazhimin tonë për të mbrojtur inteligjencën dhe natyrisht, angazhimin ndaj partneriteteve tona të sigurisë”.
Një nga rrjedhjet më të dëmshme ka të bëjë me Shtetet e Bashkuara dhe aleaten e saj, Korenë e Jugut.
“Një nga rrjedhjet ishte se SHBA me sa duket po dëgjonin bisedat brenda qeverisë së Koresë së Jugut, duke u përpjekur të kuptonin nëse Koreja e Jugut do të pranonte përfundimisht të na shesë municion që mund t’ia jepnim drejtpërdrejt Ukrainës ose mund ta përdornim për të zëvendësuar atë që i dhamë Ukrainës. Vetëm në atë rast, besoj se ishim ne që dëgjonim qeverinë e Koresë së Jugut duke u përpjekur të kuptonim se çfarë po mendonin”, thotë Ben Hodges, ish komandant i ushtrisë amerikane në Evropë.
Një tjetër ekspert i tha Zërit të Amerikës se rrjedhja e informacionit nuk është aq e dëmshme sa në të kaluarën, por ka një aspekt për të cilin ai është i shqetësuar.
“I vetmi rrezik që do të përmendja është përdorimi i kësaj inteligjence për operacione informimi apo edhe dezinformimi. Pra, ne kemi parë tashmë shembuj të materialeve të caktuara në PowerPoint me numra dhe shifra të caktuar dhe më pas kemi parë materiale të ngjashme, me numra të ndryshuar për t’iu përshtatur një narrative të caktuar. Pra, do të këtë pikëpyetje të madhe në lidhje me vërtetësinë, jo të rrjedhjes fillestare, por të të gjitha dokumenteve që do të qarkullojnë”, thotë Luke Coffey me Institutin Hudson.
Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka akuzuar Rusinë se qëndron pas rrjedhjes së informacionit. Ekspertët e inteligjencës thonë se dokumenti i zbuluar me numrat e viktimave u ndryshua për të ulur numrin e ushtarëve rusë të vrarë me më shumë se gjysmën, përpara se të shfaqej në kanalet pro-ruse Telegram. Një zëdhënës i Kremlinit tha se Moska ishte e mirinformuar se Shtetet e Bashkuara dhe NATO ishin të përfshira në “konfliktin” midis Rusisë dhe Ukrainës përpara se të dilnin informacionet në sipërfaqe./VOA
Të tjera
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...