Lajme

“Unë jam fajtor për pushtimin e Ukrainës nga Rusia”, ish-Presidenti Clinton: Ndihem shumë keq, i detyrova të…

Autori: Gazeta inFokus 07:27 | 06 April 2023

Ish-Presidenti i SHBA Bill Clinton ka rrëfyer se ka bërë një gabim ‘të tmerrshëm’ duke detyruar Ukrainën të heqë dorë nga armët e saj bërthamore në vitin 1994.

Clinton, mandati i të cilit u dëmtua nga një skandal seksual në Shtëpinë e Bardhë, kërkoi që Kievi të dorëzonte armët bërthamore në një marrëveshje me Moskën.

Në një shfaqje të rrallë përulësie, ai pranoi se pushtimi i paligjshëm i Rusisë nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse ukrainasve do t’u lejohej të ruanin kapacitetet e tyre bërthamore.

-Advertisement-

“Ndihem shumë keq për këtë, sepse Ukraina është një vend shumë i rëndësishëm dhe ndiej një faj sepse i bëra ata të pranonin të hiqnin dorë nga armët e tyre bërthamore”, tha ai për rrjetin irlandez RTE.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera