Nushi: Protesojmë kundër marrëveshjes së Ohrit dhe mashtrimit që Kurti u ka bërë qytetarëve
Autori: Gazeta inFokus 18:40 | 24 March 2023
Nol Nushi nga PSD-ja ka bërë të ditur se nesër do të protestohet kundër marrëveshjes së Ohrit dhe sipas tij, kundër mashtrimit që Kurti u ka bërë qytetarëve.
“Nesër protestojmë edhe kundër marrëveshjes së Ohrit, por protestojmë edhe kundër mashtrimit që kryeministri Kurti dhe Qeveria Kurti i ka bërë qytetarëve të Kosovës me nënshkrimin e kësaj marrëvëveshje, apo pranimin e kësaj marrëveshje”, u shpreh ai.
Nushi tutje tha se konsiderojnë që marrëveshje është e dobët dhe e dëmshme, përcjell Klankosova.tv.
“Ne konsiderojmë që marrëveshja është e dobët shumë, është e dëmshme, nuk përfitojmë asgjë dhe obligohemi që të themelojmë Asociacionin, i cili ka me qenë problem që do ta trashëgojë Kosova për vite të tëra dhe do ta pamundësojë shtetndërtimin, apo funksionalizimin e plotë të shtetit të Kosovës”.
“Njëkohësisht konsiderojmë që gënjeshtra e z.Kurti, mashtrimi që ai i ka bërë elektoratit është rrezik për demokracinë, sepse të marrësh kaq shumë besim nga qytetarët e ta tradhëtosh atë besim, nuk do të mund të kalohet aq kollaj”, u shpreh tutje ai.
Të tjera
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...