Shifrat milionëshe – Sa euro shpenzon Kosova në duhan për një vit
Autori: Samire Jaha
11:12 | 22 Mars 2023
Gjithsej 4 milionë e 51 mijë kilogram duhan është importuar gjatë vitit që lamë pas në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.
Për blerjen e gjithë këtyre kilogramëve të duhanit, Kosova ka shpenzuar plotë 281 milionë e 651 mijë euro.
Kështu është bërë e ditur nga të dhënat që Gazeta Infokus i ka siguruar nga Dogana e Kosovës e ku kanë bërë të ditur se akciza për blerjen e këtyre kilogramëve të duhanit ka qenë 213 milionë euro.
Ndërsa një trend pothuajse ngjashëm po vazhdon edhe këtë vit. Në tre muajt e parë të vitit 2023 importi i duhanit ka kushtuar 47 milionë euro për blerjen e 645 mijë kilogramëve.

Ndryshe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, të enjten e kaluar (16 mars) ka vendosur që të bëhet ashpërsimi i masave kundër pirjes së duhanit në vendet e mbyllura dhe publike.
Ai ka thënë se do të ketë zero tolerancë ndaj duhanit në ambiente të mbyllura dhe për personat që do ti shkelin rregullat do të përballën me gjobë.
“Ne vetëm po bëjmë detyrën tonë për të cilën jemi mandatuar. Ajo që po me bën të ndjehem krenar, është kultura e masave qytetare të cilët po e shprehin në respektim të vullnetshëm të ligjit. Ata të cilët në çfarëdo forme tentojnë ti shkelin rregullat, sigurisht që do të përballen me masën ndëshkimore qe e ka përcaktuar ligj”, ka thënë Peci.
Ndërkaq që nga vendosja e këtij vendimi e deri më sot janë shqiptuar gjithsej 150 gjoba.
Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Lamir Thaçi, i cili ka deklaruar se ka pasur ngritje të nivelit të respektimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit.
Kujtojmë që Ligji për Kontrollin e Duhanit parasheh se dënimi për shkelësin fizik ose qytetarin është 50 euro, për përgjegjësin e hapësirës 500 euro dhe personin juridik apo për subjektin afarist kjo vlerë arrin në 3 mijë euro./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...





























