“Videot tregojnë kush i zhduku mostrat e Deharit”, MD e gjuan topin te Abazi: T’i tregojë prokurorisë, mos të fshihet prapa imunitetit
Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 16 February 2023
Sipas deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi, dihet qartë se kush ka hyrë te frigoriferi dhe ka nxjerrë e zhdukur mostrat e ish-aktivistit të LVV-së Astrit Dehari. Për zhdukjen e mostrave, deputeti Abazi ka thënë se duhet të intervistohen nga prokuroria figura të larta të LVV-së, si kryeministri Albin Kurti e ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.
Për deklaratat e deputetit Abazi për rastin e zhdukjes së mostrave të Deharit, janë përgjigjur nga Ministria e Drejtësisë.
Zyra për komunikim e MD-së tha se ministrja Haxhiu e ka dhënë dëshminë e saj para institucioneve të drejtësisë dhe tani radhën e ka deputeti Abazi.
Por MD uron që Abazi “të mos tentojë të fshihet prapa imunitetit prej deputeti”.
Gjithashtu, MD thotë se është e “papranueshme tendenca e deputetit për të keqpërdorur këtë rast për qëllime të ulta”.
“Sapo jemi njoftuar lidhur me deklaratat e tilla, kemi njoftuar kryeprokurorin e shtetit. Ky rast është shumë i ndjeshëm sikurse edhe ka vëmendjen e opinionit publik. Ministrja Haxhiu ka dhënë dëshminë e saj para institucioneve të drejtësisë. Dëshmitari i radhës është deputeti Abazi. E ka përgjegjësinë ligjore që të flas për secilin pretendim. Urojmë që të mos tentojë të fshihet prapa imunitetit prej deputeti. Ne e konsiderojmë të papranueshëm tendencën e tij për të keqpërdorur këtë rast për qëllime të ulta”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë dhënë Gazetës Express.
Deputeti Haki Abazi mori vëmendje të madhe kur tha se pamjet e kamerave tregojnë se kush i ka zhdukur mostrat e Deharit.
“Shkarkimi im është minor kundrejt borxhit që kemi për ta sqaruar se çfarë ka ndodhur me rastin Dehari dhe si është e mundur që në pushtetin e LVV-së të zhduken mostrat e Astrit Deharit dhe kryeministri Kurti të mos e thotë asnjë fjalë të vetme për këtë gjë. Për ne as si shoqëri as si qytetarë e as si deputet nuk mund të rrijmë të heshtur përballë një procesi të këtillë dhe ne duhet të gjithë ta kryejmë punën që na takon për ta zbardhur këtë çështje deri në fund. IML është i monitoruar 24 orë prej kamerave dihet qartë se kush ka hyrë tek frigoriferi dhe ka nxjerrë mostrat që kanë qenë të vendosura nën mostrat e tjera dhe janë zhdukur”, u shpreh ai.
Tutje, për këtë çështje Abazi i ka dërguar porosi ministres Haxhiu që ta kryejë punën e saj.
“Porosia ime për ministren Albulena Haxhiu është të kryejë punën e saj si ministre…”, tha ai.
Prokuroria Speciale ka konfirmuar se do ta thërrasë për intervistim deputetin Haki Abazi, ky i fundit tha se është i gatshëm t’i përgjigjet thirrjes së prokurorisë.
“Sa herë që më thërret drejtësia unë jam i gatshëm”, tha Abazi për Gazetën Express.
Të tjera
-
Ish-ambasadori i Shqipërisë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Arben Çejku, ka thënë se vendosja e As...
-
Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi
Në një fjalim të mbajtur në Athinë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori...
-
Ja kur pritet të hapet pishina e Gërmisë
Stina e verës po afron, ndërsa për qytetarët e kryeqytetit, Pishina e Gërmisë...
-
“I vdiq djali përpara…”- Halil Kastrati rrëfen historinë prekëse me ish-ushtarin e UÇK-së!
Humanisti i njohur, Halil Kastrati, në një intervistë dhënë për dokumentarin ...
-
Çejku: Presidentja Davkova, e pamatur në shmangien e emrit kushtetues të Maqedonisë së Veriut
Arben Çejku, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Qeverisje të Mirë tha për Zërin ...
-
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema
Kryeministri Albin Kurti do të presë të hënën në takim kryetarin e Partisë De...
-
Sveçla dhe Hoxha vizitojnë policin që u plagos gjatë intervenimit në një vjedhje në Kishën e Zllakuqanit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Policisë së Koso...
-
Rama reagon pas takimit me shqiptarët në Athinë: Faleminderit nga zemra, hapim një kapitull të ri vëllazërimi me Greqinë
Kryeministri Edi Rama përmbylli ndalesën e parë të rrugëtimit në komunitetet ...
-
Falsifikimi i euros, Banka e Shqipërisë apelon tek qytetarët për kujdes
Monedha kombëtare në qarkullim, në fund të vitit 2023, arriti në 408 miliardë...
-
Sveçla shfaqet duke lundruar në Ujman
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla këtë të diel ka lundruar në Liq...
-
Kurti flet për projekte infrastrukturore: Do kontribuojnë në lidhjen e shqiptarëve
Kryeministri Albin Kurti, ka folur dje në Prizren për projekte infrastrukturo...
-
Haradinaj: Rahoveci e dëshmoi kontributin ndaj Atdheut përmes shumë luftëtarëve të zotë, sa që edhe historia do të rrëfejë për ta
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marr...