Raporti i OKB-së: Ekonomia kineze do të nxitë rritjen ekonomike rajonale në vitin 2023
Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 27 January 2023
Në raportin “Situata dhe perspektiva e ekonomisë botërore për vitin 2023” të publikuar të mërkurën nga OKB-ja, parashikimi për rritjen ekonomike botërore këtë vit ulet nga rreth 3 % në 1.9 %. Në raport parashikohet gjithashtu se rritja ekonomike e Kinës do të nxisë rrijen ekonomike rajonale.
Raporti parashikon se rritja e ekonomisë kineze do të përshpejtohet në vitin 2023. Me optimizimin e masave të parandalimit të epidemisë dhe zbatimin e masave të favorshme ekonomike, kërkesa e konsumit të brendshëm në Kinë do të rritet dhe rritja ekonomike e Kinës do të arrijë në 4.8 % sivjet.
Gazetari i Grupit Mediatik i Kinës Xv Dezhi i pyeti zyrtarët përkatës të OKB-së: “Raporti parashikon se ekonomia kineze do të rritet 4.8 % sivjet. A mendoni se kjo është një shifër pozitive, veçanrisht kur raporti përmend se ky vit do të jetë i vëshitirë?”
Në përgjigje të kësaj pyetjeje, drejtori i Qendrës së Monitorimit Ekonomik Global të Departamentit për Çështjet Ekonomike dhe Sociale të Kombeve të Bashkuara Hamid Rashid u shpreh: “Ndryshe nga vendet e tjera në zhvillim, Kina ka mbajtur një politikë të fortë fiskale e monetare, kështu që nga pikëpamja financiare dhe monetare, Kina ka mbështetje të fortë”.
Në raport vihet në dukje se rritja e ekonomisë kineze ka një ndikim shumë të rëndësishëm në vendet e Azisë Lindore dhe pritet që rimëkëmbja ekonomike e Kinës të mbështesë rritjen e mbarë rajonit.
Në raport theksohet po ashtu se, nën ndikimin e epidemisë, krizës së Ukrainës dhe inflacionit të lartë, ekonomia botërore u godit rëndë në vitin 2022 dhe do të vazhdojë të jetë nën trysni edhe gjatë këtij viti. Pritet që rritja e ekonomisë botërore të ulet nga rreth 3 % vjet në 1.9 % në vitin 2023. Raporti parashikon se sivjet ekonomia e BE-së do të rritet me 0.2 %, e ShBA-së me 0.4 % dhe e Japonisë me 1.5 %.
Të tjera
-
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të ...
-
Ngjarjet e datës 4 maj
Në vigjilje të shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Komunës së Gjakovës org...
-
Investimi në kriptovaluta, qytetarë të shumtë po bien pre e mashtrimeve
Interesimi i qytetarëve për të investuar në kriptovaluta vazhdon të jetë i ma...
-
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve
Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndë...
-
AGK-ja dënon intimidimin e deputetit Basha ndaj gazetares së RTK-së
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit, Dimal Basha ndaj gazetares së R...
-
Osmani uron Poloninë për Ditën e Kushtetutës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së ...
-
Polici i goditur me veturë dërgohet në emergjencë, kjo është gjendja e tij
Gjendja e zyrtarit policor, i cili u godit nga e dyshuara A.A, në kohën kur i...
-
Shoferja godet me veturë policin në Prishtinë dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e ci...
-
Gjendet i vde kur një burrë në Rahovec, policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Krushë të Madhe të Ra...
-
Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit e plag osjeve në Lupç të Podujevës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë T...
-
Goditet për vd*kje një 50-vjeçar në Durrës
Një person i moshës 50 vjeç ka mbetur i vdekur në Durrës si pasojë e një aksi...
-
Zëdhënësi i AAK-së: U vërtetua që mediat në Kosovë janë në shkelje e sipër nga një qeveri që koha po i kalon
Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Repor...