Zhurma në Kosovë u dëgjua në Hagë: Specialja ndryshon datën e seancës ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 19 January 2023
Pas shumë reagimeve në Kosovë, Gjykata Speciale është tërhequr. Trupi gjykues në rastin e Thaçit dhe të tjerëve ka vendosur ta shtyjë seancën ndaj krerëve të UÇK-së, që dje u caktua për 17 shkurt. Pikërisht në përvejtorin e 15-të të pavarësisë së Kosovës.
Lajmin për gazetën Nacionale e ka konfirmuar zyra për media e Gjykatës Speciale.
“Trupi gjykues II, pas konsultimeve të mëtejshme me palët dhe pjesëmarrësit, ndryshoi urdhrin e tij të mëparshëm (me gojë) dhe caktoi Konferencën Përgatitore të Prokurorit të Specializuar në rastin e Thaçit për 15 shkurt 2023 në ora 09:30”, thuhet në përgjigje.
Në anën tjetër dje kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, e caktoi 17 shkurtin si datë për seancën e radhës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
“Konferenca përgatitore e Prokurorisë së Specializuar do të mbahet më 17 shkurt. Gjykimi të fillojë më 21 mars, nëse nuk ka rrethana përjashtimore”, tha Smith.
Pikërisht dje u vendos që gjykimi në rastin e krerëve të UÇK-së të fillpjë më 21 mars.
Shumë reagime në Kosovë
Për caktimin e seancës pikërisht në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, pati shumë reagime në Kosovë.
I pari ishte kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku, i cili paralajmëroi edhe protesta.
“Ashtu siç e kemi thënë vazhdimisht që nga themelimi i saj, është vërtetuar se Gjykata Speciale është gjykatë politike, që nuk sjell drejtësi e nuk ndjek krime, por vetëm i ndjek shqiptarët dhe atë me akuza, shpifje dhe dokumentacione të Serbisë pushtuese. Në ditën e pavarësisë, më 17 shkurt, kjo pseudogjykatë e Kosovës mban seancë ndaj krerëve të UÇK-së, e ne do të mbajmë protestë kundër saj”, ka shkruar Klinaku.
Reagim ka pasur edhe kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.
“Dita e gjykimit të historisë dhe përpjekja jonë çlirimtare po përputhet ironikisht edhe me kalendarin e Gjykatës Speciale. Bash ditë gjykimi, për ata që mbahen peng dhe për ne si shoqëri që deshëm çlirimin. Kjo gjykatë nuk e njeh historinë e Kosovës. Është indiferente ndaj saj. 17 shkurti për këtë trupë gjykuese është veç një ditë tjetër pune, jo etike në karrierën e tyre personale. Ndërsa ata që po gjykohen politikisht dhe padrejtësisht ishin luftëtarët e vyer të çlirimit që kulmoi me shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Molliqaj.
Reagime ka pasur edhe nga qytetarët nëpër komente në rrjete sociale.
Çka u tha në seancën e djeshme?
Dje u mbajt konferenca përgatitore për gjykimin në rastin e krerëve të UÇK-së. Datë për nisjen e gjykimit u caktua 21 marsi.
Vetëm Prokuroria e Specializuar ka kërkuar rreth 700 orë kohë për prezantimin e provave të saj. Prokuroria do të ketë rreth 300 dëshmitarë, megjithatë jo të gjithë do të ftohen në sallën e gjykimit. Kështu kanë bërë të ditur gjatë seancës së sotme.
“Është një numër dëshmitarësh në këtë listë të cilët janë të rregullës 153 dhe 155, të cilët nuk synojmë që t’i thërrasim të vijnë këtu por do të mbështetemi në dëshminë e tyre, jo të gjithë këta dëshmitarë do të vijnë këtu për të dhënë dëshminë para trupit gjykues dhe në fakt disa nuk e bëjnë dot një gjë të tillë, por ata që do të vijnë këtu për të dhënë dëshmi sipas rregullës 154 janë ata që janë në listë. Është e mundur që gjatë gjyqit dëshmitarët mund të paraqesin dëshmi që ta bëjnë të panevojshëm paraqitjen e dëshmitarëve të mëvonshëm por kjo do të varet nga zhvillimet gjatë gjykimit”, kanë thënë nga Prokuroria, transmeton Nacionale.
Këtu ka ndërhyrë edhe kryetari i trupit gjykues, Charles Smith. Ai ka thënë se brenda vitit mund t’i përfundojnë rreth 600 orë, duke kërkuar nga Prokuroria që ta shkurtojë ende kohën e prezantimit të provave.
“Ne kemi treguar vizionin tonë lidhur me ditët e seancave për periudhën në vazhdim, dhe nëse kjo funksionon siç duhet do të dëgjohen dëshmi për 600 orë në një vit dhe mund të them që nga përvoja ime që asgjë nuk është perfekte dhe gjyqi mund që zgjasë më shumë sesa shpresojmë. Është angazhim mjaft i madh për të pasur 600 orë brenda një viti megjithëkëtë ky është synimi që kemi. Ne e kemi autoritetin sipas rregullës 118 për të marrë masa për të ulur numrin e dëshmitarëve, të akuzave, të vendit të krimeve dhe për ti kërkuar ZPS-së të zvogëlojë periudhën e pyetjeve paraprake që u bën dëshmitarëve, ne do t’i shfrytëzojmë të gjitha këto mundësi, do ta bëjmë këtë nëse vlerësojmë që ZPS nuk po e shfrytëzon siç duhet kohën që ka në depoziton”, ka thënë gjykatësi Smith.
“Ne presim që ky gjyq të jetë i gjatë dhe ne vlerësojmë që periudha pesë vjeçare që parashikohet ka shqetësime të mëdha dhe po të isha unë një dëshmitar do të bëja vet këto programe dhe të mos prisja për turpin gjykues por mos keni gabime, ne do të kemi shkurtime nëse mendojmë që kjo është e domosdoshëm për të mbrojtur të drejtën e të akuzuarve dhe për të bërë të mundur që këto procese penale të mos zgjaten tej mase. Ne do të diskutojmë këtë me prokurorinë dhe do të kërkojmë të na jepet një parashikim i ditëve të gjyqit dhe të marrjes së pyetje të dëshmitarëve të tyre”, ka shtuar kryetari i turpit gjykues.
Si Prokuroria, ashtu edhe avokatët janë pajtuar që procesi gjyqësor të fillojë më 21 mars me deklaratat hyrëse. “Gjykimi fillon më 21 mars nëse nuk ka rrethana përjashtimore”, tha kryegjyqtari Smith.
Më herët gjatë seancës u tha se palët janë gati për gjykim që nga 1 marsi.
“Disa prej dëshmitarëve kanë qenë në çështje të tjera si në Hagë. Ne duhet të shikojmë 46 mijë faqe dokumente brenda datës 1 shkurt. Është një kohë e konsiderueshme. E kemi dorëzuar një mocion më 9 janar. Ky mocion është në pritje. Një tjetër temë që duam të ngremë është mundësia për digëzimin e çështjes mbi konfliktin e armatosur. Jemi gati të fillojmë më 1 mars për gjykim. Do të japim fjalën hyrëse pas deklaratës së ZPS-së, 3 deri në 4 orë”, tha Gregory Keohe, avokat i Hashim Thaçit.
“Periudhën duhet ta shkurtojë nga 700 orë të parashikuara. Psh një dëshmitar ka dhënë dëshmi në shumë procese të tjera, ka 8 intervista, dhe të gjitha do të paraqiten këtu. Në këtë rast Prokuroria duhet të kalojë një numër orësh. Koha që na duhet neve për të bërë kundërpyetje është e gjerë, pasi materiali është i gjerësishëm. Shkurtimi i afatit kohor duke ulur pyetjet kryesore të Prokurorisë për dëshmitarët të cilët më pas vijnë me dokumentacion të gjërësishëm e ngreh barrën e palës mbrojtëse”, tha Emmerson, avokat i Kadri Veselit.
Avokati i Rexhep Selimit në anën tjetër, ka kërkuar që të zbulohet identiteti i 12 dëshmitarëve të parë, sa më shpejt që është e mundur./Nacionale
Të tjera
-
Allen: Rusia kërkon kaos dhe ndarje të Ballkanit Perëndimor
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabet...
-
Matoshi: Kurti s’vlen më si kryeministër për aleatët
Kohëve të janë shtuar zërat për shkuarje në zgjedhje të parakohshme. Për o...
-
Nënsekretarja amerikane e Shtetit: Jemi thellësisht të përkushtuar për sigurinë e veriut të Kosovës
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabet...
-
Osmani: Çdo sukses i Kosovës mban edhe vulën e SHBA-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot Zëvendës Ndihmës Sekretare...
-
Bastisja në Veri, Policia sekuestron 1.6 milionë euro dhe mbi 637 mijë dinarë
Policia e Kosovës ka jap detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë d...
-
Abdixhiku për darkën Kurti-Krasniqi: U rrahën me grushte e tash u bënë bashkë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha është shumë e ...
-
Kjo zonë parashikohet të ketë stuhi të fuqishme dhe përmbytje pasditen e së martës
Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe ...
-
Kërkohet ndihmë për shërimin e 18-vjeçarit, Argjend Jonuzaj nga Prizreni
Argjend Jonuzaj nga Komuna e Prizrenit ka nevojë për ndihmën tuaj. 18-...
-
VV e do të “unifikuar” opozitën për të shkuar në zgjedhje, PDK, LDK dhe AAK kanë dallime
Partia Demokratike e Kosovës u kërkoi të hënën partive politike parlamentare ...
-
Ceremonitë mortore për presidentin iranian do të nisin të martën e ardhshme
Ceremonitë mortore për presidentin iranian, Ebrahim Raisi, dhe shokët e tij d...
-
“1 milion euro” Zbardhet dosja e SPAK: Arben Ndoka i thotë Ervis Martinajt se ka gjetur një grup vra sësish me pagesë nga Kosova
Është publikuar dosja e plotë e megaoperacionit të ndërmarrë nga SPAK, pas zb...
-
Arratisja e Enver Sekiraqës/ Dështim i drejtësisë, kërkohet përgjegjësi
I dyshuari kryesor për vrasjen e policit, Triumf Riza, Enver Sekiraqa, nuk ës...