Sveçla: Veriu i Kosovës do të çlirohet nga tutela e kriminelëve
Autori: Gazeta inFokus 23:41 | 05 January 2023
“Serbia, përkundër retorikës kundër shtetit të Kosovës, në vazhdimësi ka sfiduar në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe sovranitetin e Kosovës, veçmas në veri të vendit, përmes mbështetjes së strukturave kriminale atje”. Kështu deklaroi ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i ftuar në edicionin qendror të lajmeve në RTK. “Kjo u pa edhe javë më parë kur të dirigjuara nga Beogradi, këto struktura bllokuan rrugët.
Duke folur për situatën e sigurisë në veri të Mitrovicës, ministri Sveçla deklaroi se të gjitha rrugët tashmë janë të hapura, përveç atyre ilegale, të cilat deklaroi se janë të mbyllura nga patrullimet e vazhdueshme të Policisë së Kosovës, e cila vazhdon të luftojë çfarëdo veprimtarie kriminale atje.
“Situata mund të themi se është e qetë, por nuk mund të themi se është plotësisht stabile”, tha ministri Svecla. “Përderisa ndikimi i Serbisë vazhdon të jetë jashtëzakonisht i madh përmes strukturave kriminale, atëherë nevojitet mobilizim i gjithmbarshëm, jo vetëm i strukturave të sigurisë, e posaçërisht policisë, por i gjithë shoqërisë sonë që të tejkalohen këto sfida”.
Ministri i Punëve të Brendshme u shpreh se roli i obstruktiv i Serbisë duhet të neutralizohet njëherë e përgjithmonë, e që edhe ajo pjesë e Kosovës të shohë përpara sikurse të gjitha pjesët tjera të vendit.
Ministri deklaroi se edhe pas dorëheqjes së pjesëtarëve të komunitet serb nga Policia e Kosovës, kjo e fundit po arrin ta menaxhojë shumë mirë situatën atje.
“Po ka numër të mjaftueshëm të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Mund të themi lirisht se situata po menaxhohet më mirë se çdo herë tjetër”, u shpreh ministri Sveçla, sipas të cilit, faktikisht tashmë është publike se një pjesë e pjesëtarëve, apo e ish pjesëtarëve nga kjo kategori, më shumë i kanë shërbyer krimit e Serbisë, sesa që i kanë shërbyer betimit të tyre si pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Ministri Sveçla njoftoi se tashmë është bërë publik edhe konkursi i ri për pjesëtarë të Policisë së Kosovës nga komunitetet pakicë.
“Ne si institucione do të kryejmë obligimet tona, jo vetëm se do të hapim konkurs që edhe ka ndodhur, por do të sigurohemi që presionet kriminale të luftohen”.
Ai tha se e di që ka presione, por e di që ato janë të jashtëligjshme. “Ato presione do të luftohen me të gjitha metodat në mënyrë që edhe ajo pjesë e shoqërisë sonë të çlirohet nga tutela e kriminelëve”, tha Sveçla, duke rikujtuar se ata nuk janë kriminelë të zakonshëm, por janë të drejtuar dhe udhëhequr e mbështetur nga Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë.
“Do të thotë sa më larg nga Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë në veriun e Kosovës , veriu do të ketë më shumë sundim të rendit dhe të ligjit, më shumë barazi për të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike”, tha ai.
Në këtë intervistë, ministri Sveçla foli edhe për ndikimin e Rusisë në rajon. Ai tha se çfarëdo roli që Rusia mund të ketë në rajon, ai patjetër që është negativ.
“E dimë shumë mirë dhe jemi dëshmitarë të përzierjes së Rusisë në çështjet e brendshme të shteteve të ndryshme, e patjetër edhe të Kosovës”, nënvizoi ai.
Sipas tij, rritja e raportit midis Serbisë dhe Rusisë gjatë dhjetë vetëve të fundit është një dëshmi se Rusia është e përgatitur, por edhe Qeveria e Serbisë po ashtu është e pajtuar me rolin destruktiv të Rusisë në rajon.
“Shumë shpesh kur bëhen analiza nga faktorë të ndryshëm për qasjen që Qeveria e Serbisë dhe Vuçiq ka në raport me interferencat e tyre në Kosovë, harrohet fakti se aty ka një rol jashtëzakonisht të madh edhe Putin dhe njerëzit e tij, qoftë ndikim politik, qoftë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në terren”.
Sveçla u shpreh se ajo u pa edhe në kinse protestën në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë në pikë kalimin kufitar në Jarinjë.
Të tjera
-
Rexhepi në Katar adreson çështje të rëndësishme për familjen, arsimin dhe jo-diskriminimin
Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Rexhepi, prezantoi fja...
-
Hovenier pret Berishën: Diaspora në SHBA, partner esencial për mbështetjen e Kosovës si shtet sovran
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka pritur në ambasadë kryetari...
-
Ministri Krasniqi takohet me shefen e zyrës së KiE në Kosovë: Kosova i ka plotësuar kushtet për anëtarësim
Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, sot ka zhvillu...
-
“Vala” pa valë
Qytetarët konsumatorë të telefonisë mobile të operatorit "Vala" në ditët e fu...
-
Kurti nderon dëshmorët e kombit në Gjakovë
Në kujtim dhe në nderim të sakrificës dhe të gjakut të derdhur për liri, krye...
-
Ministrja Hajdari ‘nuk bëhet rehat’ me Sekretar të Përgjithshëm, shkarkon Latifajn, ja kë e emëron në vend të tij
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, nuk po bë...
-
Sekuestrohen 25 motoçikleta në Pejë
25 motoçikleta janë sekuestruar nga policia në Pejë. Sipas njoftimit të po...
-
Gjenden të vdeküra dy ukrainase në Tiranë
Më 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur n...
-
Arrestohen dy serbë në Jarinje
Dy serbë janë arrestuar të premten në pikën kufitare në Jarinje. Informaci...
-
Kërkohet paraburgim për policin i cili për 6 muaj ngacmoi sek *ualisht vajzën e mitur
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar 30 ditë paraburgim për zyrtarin p...
-
E frikshme në Shën Petersburg, autobusi me 20 pasagjerë “zhytet” papritur në lumë/Pamje
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shën Petersburg të Rusisë, kur një a...
-
Ambasada italiane përgëzon qeverinë për lehtësimin e procedurave për konvertimin e patentë shoferëve
Ambasada e Italisë në Prishtinë, ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës për lehtësim...