Satelitët Albania 1 dhe 2 lëshohen në hapësirë
Autori: Gazeta inFokus 18:01 | 03 January 2023
Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor në Shqipëri njoftoi sot lëshimin në hapësirë të dy satelitëve Albania 1 dhe 2 nëpërmjet Falcon 9 të misionit Transporter-6, nga Space Launch Complex 40 (SLC-40).
Nisja e satelitëve vjen pas kontratës së shërbimit satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit “Satellogic USA Inc”, me vlerë 6 milionë dollarë, të nënshkruar në fund të muajit shtator të vitit 2022.
Kjo kontratë konsiston në përdorimin ekskluziv të dy satelitëve, për një periudhë tre vjeçare, për monitorimin e territorit të Republikës së Shqipërisë, zhvillimin e kapaciteteve teknike e profesionale të Republikës së Shqipërisë për përdorimin e shërbimit satelitor, përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS), si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj.
Ndër të tjera, ky shërbim do t’ju mundësojë institucioneve përfituese marrjen e imazheve satelitore, të cilat sigurojnë një mbulim gjithëpërfshirës dhe periodik të sipërfaqes tokësore, duke mundësuar përdorime të shumta dhe një mori informacionesh dhe gjeoinformacioni për vendimmarrësit dhe planifikuesit, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, për politika dhe vendimmarrje efektive.
Kryeministri Edi Rama, i cili mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit në shtator 2022 tha se “me lëshimin e këtyre satelitëve, ne hyjmë në një epokë tjetër në funksion të zbatimit të ligjit, në funksion të luftës kundër korrupsionit, në funksion të forcimit të shtetit dhe në funksion të barazisë përpara ligjit, por edhe në funksion të së drejtës së barabartë për të përfituar nga gjithë mbështetja shtetërore”. /Telegrafi/
Të tjera
-
KFOR dhe Policia e Kosovës patrullojnë në Zubin Potok
Ushtarë letonezë të caktuar në Komandën Rajonale Lindore të misionit të udhëh...
-
LAJMI I FUNDIT: Plagosje në Fushë Kosovë
Një plagosje ka ndodhur në Fushë Kosovë. Sipas burimeve të Gazetës Infokus...
-
Rukiqi qesh me Muratin: Të hyrat tatimore janë rritur në kurriz të qytetarëve që kanë paguar çmime me të larta
Berat Rukiqi nga LDK i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, rre...
-
Haradinaj nderon të rënët britanikë që nga lufta e parë botërore
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, në sheshin “Edit Durham” në Prishtinë ka...
-
Murati thotë se për shkak të luftës së pakompromis ndaj kontrabandës janë dyfishuar të hyrat tatimore gjatë 4 viteve
Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka akuzuar qeveritë e kaluar për vjed...
-
Vdes komandanti i UÇK-së, Naim Qorrolli
Ka ndërruar jetë komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Qorolli. ...
-
Ambasadori i Suedisë kërkon nga Kosova të dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Kushtetuese
Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, kërkon nga Kosova dhe S...
-
Sibel Halimi kandidate e LDK’së për deputete: Rruga e Re do të sjellë një qeverisje të drejtë
Sibel Halimi ka njoftuar se do të jetë kandidate për deputete nga radhët e LD...
-
Rasti i Vehbi Kajtazit, befason Ganime Musliu me deklaratën e saj “Më ka kërcënuar..”
Kryetarja e Komisionit për Mbikqyrjen e AKI’së, Ganimete Musliu ka qenë e ftu...
-
Shefi britanik i Mbrojtjes: Tetori, muaji me humbjet më të mëdha për Rusinë në Ukrainë
Rusia është përballur me muajin më të rëndë në tetor sa i përket viktimave në...
-
Një person është gjetur pa shenja jete në vendin e punës, policia nis hetimet
Një person ka vdekur në vendin e tij të punës. Policia po heton rastin...
-
Goditi me automjet shtyllën metalike të kulmit të pikës kufitare në Vërmicë, i dyshuari largohet
Një person e ka goditur me automjet shtyllën metalike të kulmit të pikës ...