Lajme

Aksion i Inspektoratit dhe Policisë në Prevallë: Sekuestrohen ekskavatorë dhe kamion që degradonin mjedisin

Autori: Gazeta inFokus 22:28 | 09 November 2024

Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Themelore dhe në bashkëpunim me inspektorë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë realizuar sot një aksion në Prevallë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri i këtij dikasteri, Jeton Raka.

Në bashkëpunim me mbikëqyrësit e parkut kombëtar “Sharri”, u sekuestruan dy ekskavatorë dhe një kamion, pajisje me të cilat ilegalisht po degradohej mjedisi.

-Advertisement-

“Ju bëjmë thirrje të gjithë atyre që kryejnë aktivitete ilegale dhe me to dëmtojnë mjedisin, menjëherë të ndalojnë, në të kundërtën do të përballen me ligjin”, u shpreh Raka.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera