Pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinje ende të mbyllura
Autori: Gazeta inFokus 07:34 | 30 December 2022
Ministria e Punëve të Brendshme, gjegjësisht Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe në orë e mëngjesit të së premtes dy pikat kufitare, ajo në Jarinjr dhe Bërnjak.
QKMK njofton se në pikat tjerat kufitare nuk ka pritje të gjata, as në hyrje të Kosovës, e as në dalje.
Ndryshe, pasditen e së enjtes janë larguar barrikadat e vendosura nga serbët në veri, që bllokuan rrugët për pothuajse tri javë rresht.
Barrikadat janë larguar në fshatin Rudarë, i cili gjendet në komunën e Zveçanit, në komunën e Leposaviqit dhe të Zubin Potokut.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti në pritjen e fundvitit për gazetarë tha se është mirë që barrikadat po largohen pa ndërhyrjen e policisë.
“Barrikadat po hiqen. Të dielën e thamë që është çështje ditësh kur do të largohen ato. Edhe më mirë që kjo të bëhet pa ndërhyrjen e policisë sonë. Vet i vunë barrikadat, vet i hoqën ato. Me fjalë të tjera krejt kot janë lodhur ata të cilët e bllokuan vetën,” tha Kurti.
Ndërkaq, mbrëmë ka reaguar edhe KFOR-i, duke mirëpritur vendimin për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës.
Në një njoftim për media thuhet se heqja e barrikadave duhet të bëhet shpejt, në mënyrë të sigurt dhe të sigurt, duke shmangur çdo lloj incidenti apo rreziku.
“Të gjitha palët duhet të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë përshkallëzim të mëtejshëm”, thuhej më tej.
“KFOR-i po monitoron nga afër zhvillimet. Ne mbetemi jashtëzakonisht vigjilentë dhe të gatshëm për të ndërhyrë, nëse është e nevojshme, në përputhje me mandatin tonë të bazuar në Rezolutën 1244 të 1999”, thuhej në njoftim.
Të tjera
-
Sveçla shfaqet duke lundruar në Ujman
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla këtë të diel ka lundruar në Liq...
-
Kurti flet për projekte infrastrukturore: Do kontribuojnë në lidhjen e shqiptarëve
Kryeministri Albin Kurti, ka folur dje në Prizren për projekte infrastrukturo...
-
Haradinaj: Rahoveci e dëshmoi kontributin ndaj Atdheut përmes shumë luftëtarëve të zotë, sa që edhe historia do të rrëfejë për ta
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marr...
-
Qyteti me më së shumti milionerë
Nju Jorku është shtëpia e afro 350.000 milionerëve, më shumë se çdo qytet tje...
-
Shqipëria ka nevojë për 50 mijë punonjës gjatë sezonës turistike
Turizmi është sektori që ka nevojë për më shumë punonjës në Shqipëri. Sipas k...
-
Kurti bëri homazhe te varri i heroit, Agron Rrahmani
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri sot homazhe dhe vendo...
-
Takimi në Bruksel nuk do të zhvillohet nesër por gjatë javës së ardhshme
Që nga sot [12 maj], valuta e euros do të jetë e vetmja që lejohet për kryerj...
-
Jahjaga e takon ish-kryeministrin spanjoll, flasin për integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë qëndrimit të saj në Madrid,...
-
Kurti: Vrasja e Agron Rrahmanit ishte goditje e rëndë për rezistencën e armatosur të Kosovës
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot ka bërë homazhe tek varri i dëshmorit...
-
Revista argjentinase “Lagunas” shkrun për Shqipërinë: Destinacioni më i mirë për 2024
Shqipëria si një destinacion turistik vijon të bëjë jehonë në mediat e huaja....
-
Nga sot Euro, valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Dje ka përfunduar periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës rreth çësh...
-
Osmani nderohet në Teksas, një qytet vendos se do t’u bashkohet shqiptaro-amerikanëve për ta festuar pavarësinë e Kosovës
Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani iu dhurua vendimi i qytetit Forth Worth ...