Lajme

Tahiri: Presidentja Osmani përdorë mllefin për të mbuluar deficitet politike

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 20 December 2022

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka numëruar ngecjet që Kosova i pati gjatë këtij viti, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se këtë vit nuk patëm liberalizim, as njohje të reja, por ka vënë theksin te presidentja e vendit Vjosa Osmani, që sipas tij e përdorë mllefin për të mbuluar deficitet politike.

“Kështu që në Konferencën e Ambasadorëve që u mbajt dje, presidentja Osmani iu dha leksion ambasadorëve të Kosovës, se si duhet të flasin e përfaqësojnë Kosovën, pa pasur t’iu japë as edhe një shembull të vetëm, se si ajo e ka përfaqësuar vendin, çka ka arritur e me çka është dalluar në politikën e brendshme apo të jashtme gjatë këtij viti, përveç mllefit që e përdorë si “armë” për të mbuluar deficitet politike”, ka shkruar Tahiri./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera