Kupa e Botës 2022

Japoni-Kroaci, trajneri i Kombëtares i sigurt: Kjo ndeshje shkon në shtesa!

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 05 December 2022

Japonia është gati për ndeshjen ndaj Kroacisë, duel i vlefshëm për një biletë në çerekfinalet e Kupës së Botës. Trajneri i “Samurajve”, Hajime Moriyasu vlerëson shumë kundërshtarët dhe shprehet i bindur se sfida do të zgjasë më shumë se 90 minuta.

“Kemi respekt të madh për kroatët, një ekip plot lojtarë të mëdhenj. Ata fituan medaljen e Argjendtë në Botërorin e kaluar, dinë të përshtaten me çdo lloj kundërshtari dhe do të jetë një përballje në të cilën do të vuajmë.

Pres një ndeshje të vështirë që do të zgjasë 120 minuta”, u shpreh trajneri i kombëtares aziatike, që i surprizoi të gjithë duke e mbyllur fazën e grupeve në vend të parë pas triumfeve historike ndaj Gjermanisë dhe Spanjës.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy