Kupa e Botës 2022

Xhaka sjell “Adem Jasharin” në Katar, Blick shkruan për gjestin e super yllit që tronditi Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 16:38 | 03 December 2022

Prestigjiozja zvicerane, Blick, ka shkruar për gjestin e kapitenit kosovar në ekipin e Zvicrës, Granit Xhaka dhe për paraqitjen fantastike të tij si lider i skuadrës.

Mediumi zviceran ka shkruar konkretisht për mënyrën e festës së Xhakës pas kualifikimit tutje në Kampionatin Botëror, kundër Serbisë, ku ai veshi fanellën e futbollistit tjetër kosovar në ekipin e Zvicrës, Ardon Jashari.

Ky veprim i kapitenit kosovar, tronditi serbët të cilët e quajtën edhe provokim.

-Advertisement-

Këto pretendime, numri 10 i Zvicrës i hodhi poshtë, duke thënë se atë gjest ai e bëri për ta mbështetur Ardonin.

Ndërkaq, Blick ka shkruar edhe për komandantin legjendar Adem Jashari, ku thotë se ai është hero në Kosovë.

Gjithashtu, është përmendur edhe veprimtaria e babait të Granitit, Ragip Xhaka, i cili ka qenë i burgosur politik, në Ish-Jugosllavi.

Në vitin 2018, po ndaj Serbisë dyshja fantastike Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri shënuan dhe festuan me shqiponjën dy krenare.

Kujtojmë se të premten e 2 dhjetorit, Zvicra e mposhti Serbinë me rezultat 3 me 2, ku serinë golave në këtë ndeshje e hapi ylli tjetër kosovar, Xherdan Shaqiri./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy