Kurti kërkon ndihmën e opozitës: Nuk dua të eci vetëm
Autori: Gazeta inFokus 11:49 | 24 November 2022
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, kryeministri i vendit Albin Kurti, derisa ishte duke biseduar për largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga opozita për të bërë dialog së bashku në lidhje me situatat në vend, shkruan Gazeta Infokus.
Ai gjatë fjalimit të tij ka thënë se nuk dëshiron të ecë vetëm, e duke theksuar se është i gatshëm që të takohet me liderë të opozitës për të diskutuar për të gjitha çështjet.
“Unë besoj që këtë qëndrim duhet të mbajnë të gjithë përfaqësuesit e popullit tonë dhe unë si kryeministër e qeveria jonë padyshim që ka nevojë dhe s’ka se si të ja delë pa kuvendin, pa mbështetjen e të gjithëve, ne kemi nevojë për mbështetjen e juve ju keni nevojë për njoftimin tonë por që të gjithë bashkë kemi nevojë për diskutim, dhe unë jam i gatshëm këtë ta bëjë edhe në seancë plenare por edhe në seancë me dyer të mbyllura edhe në takime me liderët për shkak se nuk dua të eci vetëm”, ka thënë Kurti.
Ndryshe ka treguar se i vjen shumë keq që nuk ka mundur të i mbrojë serbët kur gjashtë vetura ju kanë djegur.
“Është çështje përtej secilit do prej neve çështje përtej këtij mandati qeverisës dhe sa i përket dialogut me serbët lokalë 10 serbë të Kosovës që udhëheqin organizata të ndryshme i kam takuar dje, por duhet të kuptoni një gjë nuk duan fotografi prej takimit nuk duan fotografi prej takimit, po ndodh dialogu me serbët lokalë po unë nuk mund të i mbrojë ende ato mu më vjen shumë keq që gjashtë vetura të serbëve janë djegur e unë skam arrit me i mbrojtë mu më vjen shume keq edhe serbët kur vinë në takim me mua ata nuk duan që të bëjnë fotografi një orë e gjysmë kemi diskutuar dhe nuk dojnë të bëjnë fotografi sepse ju hakmerren”, ka thënë tutje Kurti./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...