Telashe të reja në Kupën e Botës, Xhaka dhe kapitenët tjerë mund të ndëshkohen shkaku i shiritit
Autori: Gazeta inFokus
20:35 | 20 November 2022
Kapitenët e disa ekipeve kombëtare pjesëmarrëse në Kupën e Botës “Katar 2022” mund të ndëshkohen edhe pa nisur ndeshjet.
Shiriti “One Love” apo “Një Dashuri” duket se nuk është i mirëpritur në turneun që nisi sot në Katar, shkruan Gazeta Express.
Zvicra dëshiron që të paraqitet me këtë shirit në Kupën e Botës, për të dërguar një mesazh për dashuri universale dhe respekt të ndërsjellë për të gjithë njerëzit, pavarësisht nga origjina, feja, pikëpamjet politike apo orientimi seksual.
Por, shiriti në fjalë mesa duket është një “gjemb në këmbë” për FIFA-n.
Sipas “Blick”, FIFA ka kërcënuar me pasoja nëse kapitenët do të mbajnë shiritin me sloganin me mbishkrimin “One Love”.
FIFA argumenton se mesazhet politike të çdo lloji janë të ndaluara. Kapiteni i Francës, Hugo Lloris, nuk do të mbajë shiritin e diskutueshëm për arsye personale.
Por, Federata e Futbollit e Zvicrës (SFV) është e mendimit se ky simbol është një shenjë tolerance dhe respekti dhe është gjithçka tjetër veçse një mesazh politik.
“Që tani, ne synojmë të qëndrojmë në shiritin e kapitenit”, tha zyrtari i për media Adrian Arnold për “Blick”.
“Korrespondon saktësisht me vlerat që ne mbrojmë brenda dhe jashtë fushës: respektin, tolerancën dhe solidaritetin”, shtoi ai.
FIFA nuk ishte në gjendje të njoftonte pak para fillimit të Kupës së Botës se si synon të sanksionojë këtë “shkelje rregulli”.
Sipas mediumit zviceran është shumë e mundur që kapitenët të ndëshkohen me karton të verdhë para ndeshjes.
Kurse, Arnold tha: “Tani presim të shohim se çfarë do të komunikojë FIFA”.
Sipas informacioneve të “Blick”, Federata e Futbollit e Zvicrës tashmë po shqyrton skenarët e ndryshëm, duke shtuar se “Federata do të pranonte pasoja financiare në mënyrë që të ngrihej në mbrojtje të mesazhit paqësor të tolerancës. Nëse sanksionet janë më të ashpra, ndryshime mund të ketë”.
Holanda, Uellsi, Anglia, Danimarka dhe Gjermania gjithashtu duan kapitenët e tyre të mbajnë shiritat “One Love”.

T� tjera
-
“U tërhoq pas telefonatave nga qeveritë europiane”, The Times: Vuçiq ishte pranë grushtshtetit pas humbjes
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dyshohet se ishte përgatitur të përdorte for...
-
Sërish protestë të enjten, kërkohet drejtësi për të gjitha gratë e vrara
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist bëri të ditur se nesër (e enjte) n...
-
Anita Muçaj i reagon deputetës së VV Arjeta Fejza: Tërhiqe deklaratën, nëse s’kërkon falje i ndjek rrugët ligjore
Gazetarja Anita Mucaj i ka reaguar deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta...
-
Dy kongresmenë republikanë i kërkojnë Marco Rubios kufizime vizash për zyrtarët shqiptarë të përfshirë në korrupsion
Dy kongresmenë republikanë në Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një letër Se...
-
Gërvallës “s’i interesojnë” kërkesat e protestuesve për dorëheqje, vazhdon me postime për çështje të tjera
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ndaj së cilës po shtohen kërkesat pë...
-
Kuvendi mban nesër seancë, këto janë pikat e diskutimit
Gjatë ditës se nesërme do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës. S...
-
Sa paguhet një orë pune në Gjermani
Krahasuar me mesataren e BE-së prej 34.90 euro, kompanitë në Gjermani paguan ...
-
Sveçla takohet me zyrtarin e lartë të BE-së, në fokus migrimi dhe siguria kufitare
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti sot në takim Olivier Oni...
-
Gjykata e Pejës thyen heshtje, si arsyetohet urdhri mbrojtës që rezultoi fatal për Arlindën?
Aktvendimi për urdhrin mbrojtës për Arlinda Zekajn, në të cilin shkruante edh...
-
“S’ka nevojë me pritë fakte për me dhanë dorëheqje” – Ish-gjyqtari për rastin e Arlindës
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadriu Kryeziu, në KlanKosova ka folur l...
-
Mblidhet grupi punues për Apelin në Hagë, Çitaku: Çlirimtarët nuk do t’i lëmë vetëm
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë të ditur s...
-
“Ligji parasheh largimin e dhun*uesit nga shtëpia”, Ymeri ngre çështjen e strehimit të grave
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jania Ymeri, ka ngritur çës...



































