Kupa e Botës 2022

Po e priste me emocione Botërorin e parë, kapiteni i Valencias merr lajmin e keq

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 18 November 2022

Jose Gaya e priti me gëzim të madh ftesën e trajnerit Luis Enrique për të përfaqësuar Spanjën në Kupën e Botës Katar 2022, por kapiteni i Valencias ka humbur pjesëmarrjen në Botërorin e tij të parë si pasojë e një dëmtimi që pësoi përpara miqësores ndaj Jordanisë.

Anësori i majtë, i cili muajin e kaluar rinovoi deri në vitin 2027 me skuadrën e zemrës, ndrydhi kyçin e këmbës në seancën e fundit stërvitore përpara takimit të fituar 3-1 ndaj Jordanisë, sfidë të cilën e ndoqi nga stoli.

-Advertisement-

Shtypi iberik raporton se Gaya nuk mund të japë kontributin e tij te Spanja dhe do të rikthehet në vendlindje për të nisur fazën e rikuperimit. Dhimbje koke për trajnerin Luis Enrique, i cili duhet të gjejë shpejt zëvendësuesin e liderit të ekipit të Rino Gattusos.

Spanja luan ndeshjen e parë në Katar 2022 më 23 nëntor ndaj Kosta Rikës. Dy kundërshtarët e tjerë të djemve të Luis Enrique-s në grupin E janë Gjermania dhe Japonia.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy