Familja mbretërore e Katarit i kërkon FIFA-s kushtin e rëndësishëm
Autori: Gazeta inFokus
10:26 | 18 November 2022
Familja mbretërore e Katarit po i bën presion FIFA-s për ndalimin e plotë të shitjes së alkoolit në të gjitha stadiumet e Kupës së Botës, vetëm dy ditë para fillimit të turneut.
Vendi pritës, ku shitja e alkoolit zakonisht është e kufizuar për të huajt të cilët pinë në hotele dhe restorante të licencuara, apo banorët jomuslimanë me leje speciale në shtëpitë e tyre, kanë ushtruar presion të konsiderueshëm mbi FIFA-n që të ndalojë shitjen e birrës në tetë stadiumet e Kupës së Botës.
Kjo do të thotë që Budweiser, një nga sponsorët më të mëdhenj të turneut, nuk do të jetë në gjendje t’ua shesë birrën tifozëve gjatë ndeshjeve dhe mund ta bëjë FIFA-n të shkelë një kontrate shumë milionëshe me kompaninë.
The Times shkruan se ndalimi i shitjeve të Budweiser tashmë është ‘e mundur’ pas ndërhyrjes së familjes mbretërore të Katarit. Ndërhyrja ishte bërë nga Sheikh Jassim bin Hamad bin Khalifa al-Thani, vëllai i sundimtarit të Katarit.
Siç qëndrojnë gjërat, vizitorët e Kupës së Botës mund të blejnë alkool në hotele dhe restorante, në zona të tifozëve në kohë të caktuara dhe në stadiume por jo brenda.
Birra do të kushtojë pothuajse 12 £ në vendet zyrtare dhe fansat do të kufizohen në katër pije me synimin për t’i ndaluar ata të dehen. Kushdo që dehet mund të çohet në një zonë speciale për t’u kthjelluar.

T� tjera
-
“Ultimatum 24 orë me u shkarku ministrat”, aktivistja Mjeku: Nëse nuk dorëhiqen, rrugët e sheshet kanë me qenë të mbushura
Aktivistja Anita Mjeku, duke folur për vrasjen makabre të Arlinda Zekajt, tha...
-
E tmerrshme, publikohet videoja që Jeton Sylaj ia kishte dërguar Arlinda Zekajt duke ia djegur rrobat
Në emisionin “MAT” në Klan Kosova janë publikuar pamje të një prej momenteve ...
-
“‘Pa ujë e drita rrethuar me vrasës serial’”, Veliaj shkruan letër nga burgu i Fierit
Disa orë pas transferimit në Burgun e Fierit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion ...
-
Nesër Gjykata e Apelit shqyrton ankesën e Naim Murselit
Gjatë ditës së nesërme është caktuar të mbahet seanca në Gjykatën e Apelit, k...
-
“Nuk i kam thënë zyrtarisht”- Ish-kryeshefi i KOSTT-it i kërkon falje ish-anëtarës së bordit pas poshtërimit seksual ndaj saj
Ish-anëtarja e Bordit të Drejtorëve të KOSTT-it, Ajrina Gashi-Hamdiu, ka treg...
-
“E pafalshme”, Deliu-Kodra: Ende pa u varrosur Arlinda Zekaj, Donika Gërvalla tha në Kuvend se ajo nuk iu drejtua qeverisë për ndihmë
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka qenë e ftuar në “Pressing” të T7, ku po ...
-
“Pasi ia mori jetën Arlindës, deshi të…”, zbulohet se si u tentua që Sylaj të shpëtojë nga paraburgimi
Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, do të qëndrojë një muaj...
-
Partitë refuzojnë ftesën e Begajt për konsultimet për zgjedhjet vendore, vetëm PS konfirmon pjesëmarrjen
Presidenti Bajram Begaj ka thirrur partitë politike për konsultime lidhur me ...
-
Brnabiq pretendon se po përgatitet terreni për arrestimin e Vuçiqit
Ana Brnabiq, nënkryetare e Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe ushtruese e det...
-
Kuçi flet për Arlindën: Qaq e pasigurtë është ni, i ka pasë dy telefona, s’ka lanë gjë pa dokumentu
Natyra Kuçi, e cila ishte shoqe e Arlinda Zekaj, e cila dyshohet se u vra nga...
-
Drenusha Latifi i reagon ashpër Edona Llalloshit: Për Arlindën heshtje, a kur ti kërkove mbrojtje, institucionet vepruan dhe bashkëshorti yt u arrestua disa herë
Ish-missi dhe këngëtarja e njohur, Drenusha Latifi, ka reaguar publikisht nda...
-
Kreu i KFOR-it takon delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s
Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Roberto...
































