Cili është afati kohor për të zëvendësuar një lojtar të lënduar në Kupën e Botës?
Autori: Gazeta inFokus
10:24 | 16 November 2022
Lëndimet janë një nga frikësimet kryesore për lojtarët dhe trajnerët, veçanërisht tani që Kampionati Botëror “Katar 2022” është vetëm katër ditë larg.
Turneu më i madh i futbollit në botë është një mundësi e madhe për shumë lojtarë, dhe duke qenë se mbahet vetëm një herë në katër vjet, të qenit në formë në këtë kohë është vendimtare për ta.
Megjithatë, lëndimet mund të godasin lojtarët kryesorë në çdo kohë, përfshirë edhe gjatë Kupës së Botës.
A mund të zëvendësojnë ekipet lojtarët e lënduar gjatë Kupës së Botës?
Rregulloret e hartuara nga FIFA për Kupën e Botës “Katar 2022” përcaktojnë në nenin 24, paragrafi 3 që skuadrat mund të zëvendësojnë lojtarët që nuk janë në gjendje të konkurrojnë për shkak të dëmtimit ose sëmundjes së rëndë deri në 24 orë përpara ndeshjes së tyre të parë të Kupës së Botës.
Ndërsa Kupa e Botës fillon më 20 nëntor, detyrat me klubet e tyre nuk do të përfunduan në shumicën e rasteve deri një javë më parë, që do të thotë se lojtarët mund të lëndohen me ekipet e tyre përpara se të lidhen me ekipin kombëtar.
Trajnerët do të presin me ankth 26 lojtarët e tyre derisa të bashkohen me ekipet kombëtare për stërvitje para nisjes së Kampionatit Botëror.
🚨 Breaking: Christopher Nkunku will miss the World Cup due to injury in today’s training session. #France #WorldCup2022 🇫🇷 pic.twitter.com/mpnKUUqUzn
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 15, 2022
Për më tepër, rregullat shtojnë se zëvendësuesit nuk duhet të zgjidhen nga listat origjinale të përkohshme me 55 lojtarë, nga të cilat duhej të zgjidheshin skuadrat me 26 lojtarë.
Gjithashtu, zëvendësuesi duhet të mbajë në fanellë numrin e lojtarit të dëmtuar që ka zëvendësuar.
Së fundi, FIFA parashikon që Komiteti Mjekësor të vërtetojë se lëndimi e bën lojtarin të pakualifikuar për të marrë pjesë.
Who could be Christopher Nkunku’s World Cup replacement? 👀 pic.twitter.com/zfiVERKMm7
— ESPN FC (@ESPNFC) November 15, 2022
Pasi një ekip të ketë filluar turneun e tyre, lojtarët e lënduar gjatë Kupës së Botës nuk mund të zëvendësohen, por skuadrat janë zgjeruar në 26 lojtarë për “Katar 2022”, shkruan Telegrafi.
Me fjalë të tjera, ndryshe nga Kupat e Botës së mëparshme, lista përfundimtare ka shkuar nga 23 lojtarë në mes 23 dhe 26, gjë që u jep trajnerëve më shumë fleksibilitet dhe më shumë hapësirë frymëmarrje nëse ndodhin lëndime gjatë turneut.

T� tjera
-
“Ultimatum 24 orë me u shkarku ministrat”, aktivistja Mjeku: Nëse nuk dorëhiqen, rrugët e sheshet kanë me qenë të mbushura
Aktivistja Anita Mjeku, duke folur për vrasjen makabre të Arlinda Zekajt, tha...
-
E tmerrshme, publikohet videoja që Jeton Sylaj ia kishte dërguar Arlinda Zekajt duke ia djegur rrobat
Në emisionin “MAT” në Klan Kosova janë publikuar pamje të një prej momenteve ...
-
“‘Pa ujë e drita rrethuar me vrasës serial’”, Veliaj shkruan letër nga burgu i Fierit
Disa orë pas transferimit në Burgun e Fierit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion ...
-
Nesër Gjykata e Apelit shqyrton ankesën e Naim Murselit
Gjatë ditës së nesërme është caktuar të mbahet seanca në Gjykatën e Apelit, k...
-
“Nuk i kam thënë zyrtarisht”- Ish-kryeshefi i KOSTT-it i kërkon falje ish-anëtarës së bordit pas poshtërimit seksual ndaj saj
Ish-anëtarja e Bordit të Drejtorëve të KOSTT-it, Ajrina Gashi-Hamdiu, ka treg...
-
“E pafalshme”, Deliu-Kodra: Ende pa u varrosur Arlinda Zekaj, Donika Gërvalla tha në Kuvend se ajo nuk iu drejtua qeverisë për ndihmë
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka qenë e ftuar në “Pressing” të T7, ku po ...
-
“Pasi ia mori jetën Arlindës, deshi të…”, zbulohet se si u tentua që Sylaj të shpëtojë nga paraburgimi
Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, do të qëndrojë një muaj...
-
Partitë refuzojnë ftesën e Begajt për konsultimet për zgjedhjet vendore, vetëm PS konfirmon pjesëmarrjen
Presidenti Bajram Begaj ka thirrur partitë politike për konsultime lidhur me ...
-
Brnabiq pretendon se po përgatitet terreni për arrestimin e Vuçiqit
Ana Brnabiq, nënkryetare e Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe ushtruese e det...
-
Kuçi flet për Arlindën: Qaq e pasigurtë është ni, i ka pasë dy telefona, s’ka lanë gjë pa dokumentu
Natyra Kuçi, e cila ishte shoqe e Arlinda Zekaj, e cila dyshohet se u vra nga...
-
Drenusha Latifi i reagon ashpër Edona Llalloshit: Për Arlindën heshtje, a kur ti kërkove mbrojtje, institucionet vepruan dhe bashkëshorti yt u arrestua disa herë
Ish-missi dhe këngëtarja e njohur, Drenusha Latifi, ka reaguar publikisht nda...
-
Kreu i KFOR-it takon delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s
Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Roberto...






























